IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Rregullimi ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive

by IMA Redaksia
2018/05/11
in AKTUALITET, TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
Rregullimi ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive

Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, më datë 11 maj 2018, ora 10.00, në ambientet e “Hotel Rogner”, organizuan Tryezën mbi “Rregullimin ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive”.

ADVERTISEMENT

Ka kohë që për të gjithë aktorët që janë të lidhur me fushën e medias është i njohur shqetësimi trajtimi i burimeve njerëzore në media në përgjithësi dhe në mendian audiovizive në veçanti.  Kushtet e punës së gazetarëve, format e rekrutimit në punë dhe e largimit prej punës, mosshlyerja në kohë e pagesave nga punëdhënësi, organizimi i gazetarëve ose mosorganizimi në shoqata apo sidikata u bënë temë kryesore diskutimi ditën e sotme.

Në këtë tryezë ishin të ftuar aktorë te ndryshëm: gazetarë, pronarë mediash, profesorë të gazetarisë, institucionet shtetërore, përfaqësues të shoqatave të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e kushteve të punës së gazetarëve.

Në fjalën e gjithë pjesmarrësve u vu theksua se problemi i ngritur nga tema e konferencës është i lidhur direkt me lirinë e medias në Shqipëri. Pa një gazetar të sigurtë në punë nuk mund të kemi media të lirë dhe pluraliste.

Kryetari i Autoritetit të Mediavë Audiovizive në fjalën e tij theksoi se është e rëndësishme për lirinë dhe integritetin e medias standardi i burimeve njerëzore në median audiovizive. Ai shpesh herë në fjalën e tij përsëriti që priste nga kjo konferencë propozime konkrete në lidhje me adresimin e problemeve, të cilat do të ishin gur themeli për ushtirmin e lirë të profesinit të gazetarit në vend. Nga ana tjetër, AMA do të bëjë çështë e mundur nga ana ligjore, në bashkëpunim me gjithë aktorët e tjerë institucional që të rregullojnë kushtet dhe shumë shpejt të ketë në dorë edhe kontratën tip si fillim dhe më vonë kontratën kolektive për të të siguruar një gazetar me intergritet edhe të sigurtë.

ADVERTISEMENT

 

Znj. Albana Vokshi, Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, dha nga ana e saj garancinë së Komisioni është vullnet plotë që të ndihmojë në përmirësimin e punës së gazetarëve në vend, mendim i cili u mbështet edhe nga Znj. Milva Ekonomi, Zv. Kryetare e Komisionit. Znj. Vokshi siguroi për solidaritet me gazetarët duke qënë se ata janë rojtarët e shtetit të së drejtës. Ajo denoncoi rastet kur gazetarët sipas saj kanë qënë të censuruar dhe dha alarmin se gazetaria investigative është në  kushte jo të mira. Znj. Vokshi theksoi se një gazetar me punë të keqrregulluar është një vegël në duart e pushtetit. Ajo kërkoi nga institucionet kompetente monitorimin e punës së gazetarëve dhe transparencë nga ana e mediave të cilat janë punëdhënëse. Znj. Albana Vokshi dhe Znj. Milva Ekonomi ishin të mendimit se palët me ndikim duhet t’i kapërcejne axhendat politike dhe të kenë vullnet për të siguruar shtyp të lirë.

Znj. Milva Ekonomi, në fjalën e saj theksoi mungesën e organizmeve sindikale nga ana e gazetarëve por kjo shkon bashkë me një organizmim të dobët që kanë sindikatat në Shqipëri. Modeli i ri i mediave nuk të jep hapësirë për pavarësi editoriale dhe për këtë duhet të ndryshohen ligjet që kanë lidhje direkt me punën e gazetarëve, në të njëjtëm kohë duke forcuar rolin edhe rolin e Inspektoriatit të Punës.

  1. Claus Neukirch, Shefi i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, në fjalën e tij theksoi se produkti mediatik është puna e gazetarëve. Puna e tyre është në mënyrë të paevitueshme e ndikuar nga kushtet e punës. Ai nënvizoi se institucionet shtetërore dhe aktorët mediatike kanë për detyrë sigurimi e këtyre kushteve minimale për të pasur më pas një media më të shëndetshme, të pavarur dhe të lirë.
  2. Musa Ulqini, anëtar i Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, vuri theksin se kontrata tip dhe ajo kolektive duhet të ishin qëllimi i tavolinës, po ashtu edhe krijimi i një sindikate për të ndjekur modelin italian apo edhe të vendeve të tjera perëndimore duke krijuar edhe urdhërin e gazetarëve.

Znj. Eda Beqiri, nga Inspektoriati i Punës, tha se ekziston vetëm një Vendim i Këshillit të Ministrave, duke iu referuar Vendimit nr. 358, datë 25.03.1996, i cili rregullon punën e gazetarit. Ajo ofroi bashkëpunim për përmirësimin praktik të këtij kuadri rregullator.

Nga ana tjetër, Z. Mark, Marku, nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në UT, tha se Departamenti krijon premisa për gazetarë të mirë, por, ai nuk krijon gazetarët, ata krijohen duke ushtuar profesionin në redaksi, prandaj kushtet e punës janë të rëndësishme për të krijuar gazetarë të mirë dhe për rrjedhojë media cilësore.

Si nga Z. Blendi Salaj, nga qendra Media Aktive, ashtu edhe nga Z. Armand Shkullaku nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, u ngritën problemet e punës së gazetarëve në punën e tyre të përditshme. Mosshlyerja e pagave në kohë, mungesa e kontratave tip dhe atyre kolektive, mungesa e urdhërit të gazetarit, ndërrimi i shpeshtë i stafit të redaksisë pa arsye të arsyeshme, paga minimale, mungesa e përshkrimeve të punës, oraret e zgjatura tej kushteve njerëzore në punë, janë ndër arsyet praktike dhe të prekshme që pse Shqipëria ka akoma probleme me lirinë e medias dhe integritetin e saj.

Këto mendime u përkrahën edhe nga Pedagogia e Gazetarisë Znj. Iris Luarasi si dhe gazetari i vjetër dhe njëkohësisht Zëvendëskryetari i AMA-s Z. Sami Neza.

Gjatë seancë përmbyllëse të këtij takimi, u paraqit për të marrë pjesë në diskutim edhe Z. Alkesandë Çipa, Kreu i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri, i cili pasi u njoh me agjendën refuzoi të merrte pjesë në diskutim, duke braktisur takimin, me arsyetimin që nuk e shihte emrin e tij në agjendën e këtij takimi.

Në përfundim  të tryezës u ra dakord se shumë shpejt do të dërgohet nga ana e AMA-s për diskutim me institucionet e tjera të përfshira disa propozime mbi kriteret minimale që duhet të përmbajë një kontratë pune e një gazetari në Shqipëri. Kjo treyezë u cilësua si shumë e domosdoshme nga të gjitha palët.

 

Tags: AMA
Previous Post

Ronaldo me film të animuar, CR7 kthehet në superhero në “Striker Force 7”

Next Post

Sonte Finalja e Eurovision Song Contest! – Si të votoni për Eugent Bushpepën!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Sonte Finalja e Eurovision Song Contest! – Si të votoni për Eugent Bushpepën!

Sonte Finalja e Eurovision Song Contest! - Si të votoni për Eugent Bushpepën!

Një lajm i keq për të gjithë «series addicted»!

Një lajm i keq për të gjithë «series addicted»!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA