Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi ka pritur në një takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati. Vëmendje e veçantë në këtë takim i është kushtuar rritjes së mëtejme të bashkëpunimit, veçanërisht përsa i përket projekteve të përbashkëta programore. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi, prodhimet e përbashkëta do të përfshijnë tematikë të larmishme, jo vetëm për audiencën e RTSH-së dhe RTK-së, por për gjithë hapësirën shqiptare dhe më gjerë në rajon. Së shpejti dy radio televizionet publike do të realizojnë dhe financojnë projekte të përbashkëta.
Marrë nga rtsh.al