“Të vërtetat e mëdha shpesh nuk thuhen ndryshe përveçse satirës”. Regjisori dhe skenaristi Leka Bungo ka zgjedhur ti thotë këto përmes një filmi serial televiziv. Nën titullin “Rrokullisja” filmi që shpejt do të shfaqet së shpejti në ekranin e RTSH, Bungo rrëfen rrokullisjen e madhe, atë morale, shpirtërore dhe financiare të vitit të mbrapshtë 1997 që për pak i çoi shqiptarët në luftë civile.
Një konstelacion personazhesh të skalitur me mjeshtëri, besuar një kasti të shkëlqyer aktorësh, ku shndrit mjeshtri Robert Ndrenika. sjellin ngjarjet e vitit që rrokullisi shumë fate njerëzish të ndërthurrura me tragjikomiken e një shoqërie që u infektua nga marrëzia e të fituarit pa bërë asgjë.
Filmi me tre seri shënon edhe rikthimin e traditës së mirë të RTSH në prodhimin e filmit televiziv.
https://www.youtube.com/watch?v=t4hiBBsD-Ng