IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Saimir Kodra: Nuk kam shkuar në “Klan”, vetëm në Shqipëri të pyesin për rrogën!

by IMA Redaksia
2015/10/31
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
Saimir Kodra: Nuk kam shkuar në “Klan”, vetëm në Shqipëri të pyesin për rrogën!

“Ç’a thu” është një nga emisionet më të nd jekura investigative, por tashmë, pas problemeve të “Agon Channel” nuk dihet cili do të jetë fati i këtij emisioni. Thuhet se Saimiri, së bashku me Gentian Zenelin do të transferohen në tv “Klan”, por, siç tregon Saimiri për “Bluetooth”, ende asgjë nuk është vendosur. I komentuar gjatë për pagën e tij marramendëse në “Agon Channel”, të gjithëve jemi kuriozë të dimë se cilat janë kushtet e kontratës së re të Saimirit në tv “Klan”.

ADVERTISEMENT

E ndërsa moderatori karizmatik me fanatizëm preferon të qëndrojë i rezervuar, burime të “Bluetooth” kanë treguar se stafi i “Ç’a thu” kanë diskutuar tashmë për klauzolat e kontratës në tv “Klan”. Burime nga ky televizion rrëfejnë se Saimiri ka blerë vetëm kohën televizive në “Klan” dhe nuk do të marrë asnjë pagë nga televizioni. Moderatori do të shkojë pranë këtij televizioni me të gjithë stafin e “Ç’a thu” me të cilët ka punuar për më shumë se një vit në “Agon Channel”, ndërsa emisioni do të sponsorizohet nga subjekte të tjera private. Sidoqoftë, vetë Saimiri ndjehet i kënaqur, teksa tregon se akoma po vlerëson ofertat e shumta që ka marrë.

Saimir, jeni diskutuar për rrogën tuaj marramendëse në “Agon Channel”, e tashmë thuhet se “Ç’a thu” do të shfaqet në tv “Klan”. Cilat janë kushtet me të cilat keni shkuar pranë këtij televizioni dhe cila është ndjesia e rikthimit me një pagë normale? Pse duhet të mendoni se është pagë normale?
Vetëm në Shqipëri pyetet se sa paguhesh. Unë nuk kam për të thënë se sa është paga, por dikush që punon paguhet mirë mendoj.

ADVERTISEMENT

Me pak fjalë jeni i kënaqur?
Sigurisht që jam i kënaqur, për çfarëdolloj veprimi që bëj. Jemi aq të zgjuar sa të bëjmë veprimet që duam dhe na interesojnë. Nuk na merr njeri me zor.

Cili do të jetë skandali i parë që do trajtoni në puntatën e parë në tv “Klan”?
Jam futur në një vorbull transfertash për momentin. Unë vetë nuk di asgjë akoma.

E keni vendosur datën e emisionit të parë të “Ç’a thu?”?
Kam shumë oferta në treg, nga shumë televizione dhe ende nuk kam vendosur për asgjë. Kur të vijë momenti do ta zbuloni të gjithë, kur të na shihni në ekran. Burimet tona tregojnë se jeni telefonuar disa herë nga Gent Pjetri (Doktori) për tu rikthyer në “Top Channel”.

Ju ka bërë ofertë ky televizion?
Jo, nuk më kanë kërkuar. Me Doktorin unë flas në telefon përditë, sepse e kam shok, por ai nuk ka tagrin për të më thënë hajde në punë, apo ik nga puna. Aktualisht kam shumë oferta që po i vlerësoj dhe do të vendos në bazë të interesit.

Marre nga BalkanWeb

Tags: Agon ChannelCa ThuGentian ZeneliIntervisiteLevizjeSaimir KodraTv Klan
Previous Post

Për dekoderat dixhitalë dhe familjet në nevojë…

Next Post

Eutelsat TV Awards – Ja fituesit!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Eutelsat TV Awards – Ja fituesit!

Eutelsat TV Awards - Ja fituesit!

Olta Gixhari në romancë me një 22-vjeçar?!

Olta Gixhari në romancë me një 22-vjeçar?!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA