Shqipëria e 6-ta në Europë për infektimet nga COVID-19 për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit

Shqipëria renditet e 6-ta në Europë sipas një raporti të Universitetet John Hopkins i cili bazohet tek infektimet nga COVID-19 për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit.

Raporti në fakt bazohet tek shifrat nga 12 qershori deri në 26 qershor, kur në Shqipëria ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19.

Në këtë periudhë shihet se Shqipëria ka pasur mesatarisht 29 raste për 100 mijë banorë. Por sa i përket Ballkanit, Maqedonia e Veriut dhe Kosova qëndrojnë sipër Shqipërisë, saktësisht në vendin e 2-të dhe të 3-të.

Vendin e parë me bilancin më negativ e mban Suedia në Europë, me 151 raste të reja mesatarisht në 100 mijë banorë në 2 javë.