Shqiptarët kanë një barrë sëmundjesh të lartë në krahasim me vendet e tjera të BE dhe Rajonit, por ditët e qëndrimit në spital janë shumë më pak se në këto vende.
Duke krahasuar të dhënat e Shqipërisë me ato të Eurostat për vendet e BE-së dhe Rajonit shihet se të sëmurët shqiptare qëndruan mesatarisht 5,5 ditë në spital më 2017 në raport me 7.6 ditë që ishte mesatarja e BE-së në të njëjtin vit.
Numrin më të lartë të ditë qëndrimit në spital për pacient në Europë e ka Hungaria me 9.8 ditë e ndjekur nga Serbia me 9,7 ditë, Çekia me 9,6 ditë, Gjermania me 9 ditë, Kroacia me 8,7 ditë etj.
Në krahun tjetër, Hollanda është vendi më ditë qëndrimet më të ulta të pacientëve në spitale me 4,5 ditë, më pas vjen Bullgaria me 5,3 ditë, Norvegjia me 5.4 ditë dhe Shqipëria me 5,5 ditë.
Të dhënat e brendshme nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor tregojnë se gjatë vitit 2018 indikatori i ditë qëndrimit për spitalet universitare ishte 4.39 ditë, për spitalet rajonale 4.5 ditë dhe për spitalet bashkiake është 5 ditë.
Të dhënat tregojnë se në spitalet rajonale 25.1 % e pacientëve të dalë, kanë dalë të shëruar dhe në spitalet bashkiake 28.3 % e pacientëve të dalë, kanë dalë të shëruar.
Nga krahasimi i numrit të shtrimeve për spitalet bashkiake me vitin 2017, në vitin 2018 janë shtruar 2,427 pacientë më shumë.
Për vitin 2018, 79 % e shtrimeve në spitalet rajonale i zënë shtrimet nga urgjenca me 86,081 shtrime dhe 21.2 % shtrime të planifikuara nga konsultat spitalore ose 22.093 shtrime. Në spitalet bashkiake 76.5 % të shtrimeve i zunë shtrimet nga urgjenca.