IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Shqiptarët dominojnë krimin e organizuar në Gjermani/ DW: Në 2019 u renditën të dytët, pas…

by Niko Lako
2020/11/14
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Shqiptarët dominojnë krimin e organizuar në Gjermani/ DW: Në 2019 u renditën të dytët, pas…

Raporti i Entit Federal të Kriminalistikës tregon se edhe në vitin 2019 shqiptarët i kanë preokupuar prokuroritë dhe gjykatat gjermane.

ADVERTISEMENT

Në fillim të javës përfundoi në Neu-Ulm, një qytet në Bavari, një gjyq kundër një grupi shqiptarësh. Akuza ishte për ndihmë në tregtinë ilegale të lëndëve narkotike në sasi jo të vogla. Të akuzuarit kishin hyrë në natën e 14 dhjetorit 2019 në një depo staxhionimi frutash në Neu-Ulm për të marrë 500 kg drogë të ruajtur në kutitë e bananeve. Prokuroria e dinte që në depo ndodhej kokaina e ardhur nga Ekuadori nëpërmjet Roterdamit dhe e kishte ndërruar më parë lëndën narkotike me imitime. Në momentin kur shqiptarët hynë për të „vjedhur” drogën, policia i kapi. Gjyqi u dha gjashte të pandehurve dënime prej 6 deri 7 vjetësh, bëhet e ditur nga një deklaratë shtypi e Gjykatës së Landit në Memmingen. Prokurori Markus Schroth, i tha DË se të akuzuarit ishin në përgjithësi persona nga familje të varfra, që kishin marrë pjesë ne aksion nga nevoja për të ardhura.

Rast i Neu-Ulmit nuk është i rrallë. Dy muaj përpara se të kapeshin shqiptarët në fjalë, ishin dënuar në Landshut për të njëjtën akuzë pesë shqiptarë të tjerë në një nga proceset më të mëdha gjyqësore të kokainës në Gjermani. Sasia e kokainës e kapur kështu në kutitë e bananeve, që vinin nga Ekuadori në Hamburg për t’u shpërndarë nëpër depot e staxhionimit në Gjermani ishte mbi 2 tonë. Si në rastin e Landshutit, ashtu edhe në rastin e Neu-Ulmit, në bankën e të akuzuarve ishin vetëm ndihmësit. Kokat e krimit mbeten të pazbuluara.

ADVERTISEMENT

Të dytët pas gjermanëve

Tregtia ilegale e drogës, kryesisht importi i kokainës nga Ekuadori, dhe shpërndarja nëpër Gjermani, dhe deri diku edhe prodhimi i kanabisit përbënin 93% të aktivitetit të krimit të organizuar shqiptar në Gjermani, bën të ditur Enti Federal i Kriminalistikës (BKA), në pasqyrën vjetore të krimit të organizuar, që u botua javën e kaluar.

Fushat e tjera të aktivitetit të krimit të organizuar në Shqipëri janë krime të pronësisë dhe falsifikim dokumentesh. Shqiptarët edhe në vitin 2019 vijojnë të jenë në krye të listave për pjesëmarrje në strukturat e krimeve të organizuara. Nga 202 grupime të identifikuara për trafik droge, në vitin 2019, 29 ishin të dominuara nga shqiptarët. Numri i grupimeve shqiptare aktive në tregtinë e drogës në vitin 2019 renditej kështu i dyti në listën e BKA-së, pas gjermanëve me 66.

13,5 milione xhiroja

Në statistikat e Entit Federal të Kriminalistikës përmenden vetëm rastet e kapura nga policia. Si krim të organizuar BKA konsideron krimin që përmbush njërin nga tre kushtet a) përdor struktura biznesi, b) përdor kërcënime ose dhunë si mënyrë intimidimi c) ka ndikim në politikë, media, administratë, drejtësi ose ekonomi.

Në krahasim me vitin 2018, në vitin 2019 krimi i organizuar i shqiptarëve në përgjithësi rezulton të jetë rritur. Edhe pse numri i të dyshuarve për aktivitete kriminale të organizuara ka mbetur i njëjti si në vitin 2018, pra, 244. Vitin e kaluar autoritetet federale kanë futur në listat e tyre 146 shtetas shqiptarë të rinj, të kapur në kuadër organizatash kriminale. „Mbetja e njëjtë e shifrës së personave të dyshuar është rastësi,”, i tha DË një zëdhënëse e BKA-së.

Të ardhurat nga krimi i organizuar me shtetësi shqiptare në vitin 2019 janë dyfishuar, siç del në pah nga pasqyrat vjetore të BKA-së për krimin e organizuar për vitet përkatëse. Kështu, ndërsa në vitin 2018, xhiroja e grupimeve shqiptare ka qenë mbi gjashtëmilionë euro, në vitin 2019 kemi një rritje në mbi 13,5 milionë euro. Xhiroja e grupimeve të kapura me tregti droge në vitin 2019 ka qenë gjithsej 46,4 milicinë Euro.

Të tretët për krim të organizuar

Sipas raportit vjetor të BKA-së, në vitin 2019, në Gjermani kanë vepruar gjithsej 31 grupime të Krimit të Organizuar të dominuara nga shtetas me shtetësi shqiptare, 29 prej të cilave, pra në tregtinë e drogës. Shtetësia shqiptare zë vendin e tretë kështu, pas gjermanëve me 171 grupime dhe turqve me 78 grupime. Pak më poshtë në listën e dhjetë kombësive më të shpeshta që merren me krim të organizuar në Gjermani, janë edhe kosovarët, me 14 grupime, pas polakëve, italianëve, rusëve. Të fundit në listë janë serbët, me 13 grupime.

Edhe numri i kosovarëve të dyshuar për vepra penale të krimit të organizuar është rritur në 198. (në vitin 2018 ka qenë 182.) Në vitin 2019 janë kapur 48 të rinj. Xhiroja e të ardhurave nga veprimtaria e krimit të organizuar e kosovarëve ka qenë nën 1 milionë euro. Fushat e krimit kanë qenë falsifikimet, tregtia e drogës, vjedhjet dhe puna në të zezë.

Source: Panorama.com.al
Previous Post

Kostumi klasik nuk është më i mërzitshëm. Kjo është gjetja e sezonit televiziv

Next Post

U shtirën sikur po xhironin një film për të festuar, i pranishëm edhe aktori Keanu Reeves. Policia gjermane po investigon rastin

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
U shtirën sikur po xhironin një film për të festuar, i pranishëm edhe aktori Keanu Reeves. Policia gjermane po investigon rastin

U shtirën sikur po xhironin një film për të festuar, i pranishëm edhe aktori Keanu Reeves. Policia gjermane po investigon rastin

Përlotet Justina Aliaj, artistja nga Spitali Infektiv: Në dashtë Zoti të më lërë, shpresoj se do të shërohem…

Përlotet Justina Aliaj, artistja nga Spitali Infektiv: Në dashtë Zoti të më lërë, shpresoj se do të shërohem…

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA