IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Shqiptarët harxhojnë 360 milionë euro në vit për t’u harbuar/Ja cilët janë qytetet “qeflinj” të Shqipërisë

by IMA Redaksia
2021/07/24
in AKTUALITET
Reading Time: 2 mins read
A A
Shqiptarët harxhojnë 360 milionë euro në vit për t’u harbuar/Ja cilët janë qytetet “qeflinj” të Shqipërisë

Pandemia e ka kushtëzuar pothuajse tërësisht mënyrën se si njerëzit, kryesisht të rinjtë, e kalojnë kohën, apo dhe argëtohen këtë verë, sidomos pas ndalimit të muzikës dhe lokaleve të natës në bregdet dhe mbylljes të kinemave e shfaqjeve teatrale.Por, mesatarisht çdo vit, shqiptarët shpenzojnë rreth 3.1% të vlerës së shtuar bruto në vend për argëtim e kulturë, që për vitin 2018, kur janë dhe të dhënat e fundit të INSTAT, i korrespondon një shume prej rreth 360 milionë euro.
360 milionë euro në vit për argëtim, cilat janë qytetet që shpenzojnë më shumë, kryeson Tirana, ‘bie’ Gjirokastra

ADVERTISEMENT

Në art, argëtim dhe kulturë përfshihen një sërë aktivitetesh, shfaqjet artistike deri tek aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve, nga aktivitetet në muze dhe biblioteka te palestrat dhe aktivitetet e tjera çlodhës. Deri në fund të vitit 2018 ishte i ligjshëm aktiviteti i basteve dhe lojërave të fatit, që merrte një pjesë të konsiderueshme të këtyre shpenzimeve, por tashmë bizneset e këtij lloji janë mbyllur.

INSTAT, në publikimin për prodhimin e brendshëm bruto rajonal të vitit 2018, publikuar së fundmi, ka bërë dhe ndarjen e shpenzimeve për argëtim sipas rajoneve.

Rekordin e mban si gjithmonë kryeqyteti. Qytetarët e Tiranës shpenzojnë 4.8% të parave të tyre për t’u argëtuar, një përqindje që ka mbetur e pandryshuar në raport me vitin e mëparshëm.

Në vend të dytë vijon të mbetet Korça, e cila vitet e fundit është bërë një destinacion i preferuar turistik për shqiptarët dhe për të huajt. Por, në 2018-n, pesha e shpenzimeve për argëtim është ulur nga 2.9% vitin e mëparshëm në 2.6%.

ADVERTISEMENT

Lezha renditet e treta, me 2.6% të vlerës së shtuar bruto që shkon për argëtim, me rritje të ndjeshme nga 2% vitin e mëparshëm.

Tendencë në rritje kanë shënuar dhe Vlora e Shkodra, duke arritur në 2.4% secila.

Më pas renditet Durrësi, që ka shënuar rënie, nga 2.4% në 2%.

Por, tkurrja më e madhe ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, që më parë “konkurronte” me Tiranën për peshën e lartë të shpenzimeve për argëtim. Pas mbylljes së burimeve të paligjshme të parave që vinin nga zonat e Gjirokastrës, qyteti duket se është bërë më “dorështrënguar’ për të derdhur para në shpenzime që nuk janë të domosdoshme.

Kukësi dhe Dibra, që janë dhe qytetet më të varfra në vend, renditen nga fundi i listës.

Por, qyteti në Shqipëri, që pothuajse nuk argëtohet fare është Fieri, që është një nga qytetet më të mëdha në vend, pas Tiranës e Durrësit. Banorët e Fierit shpenzojnë më pak se 1% të vlerës së shtuar bruto për të dalë, shkuar në kinema, apo aktivitete të tjera.

Në raport me vendet e Bashkimit Europian, ne së bashku me vendet e tjera të rajonit, argëtohemi shumë më pak. Sipas Eurostat, mesatarja e BE shpenzon gati 8.5% të totalit. Peshën më të ulët në rajon e Europë e ka Maqedonia (1.9%), ndërsa në rajon më qejflinjtë janë shtetasit e Kosovës (4.1%)

Previous Post

Rama prezanton maketin e Portit të Durrësit projektuar nga Emaar Group në Dubai | VIDEO

Next Post

Nuk ka më dyshime, varianti “Delta” i COVID-19 ka mbërritur në Shqipëri

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Nuk ka më dyshime, varianti “Delta” i COVID-19 ka mbërritur në Shqipëri

Nuk ka më dyshime, varianti “Delta” i COVID-19 ka mbërritur në Shqipëri

ABC rikthen game show-n ‘Kutia e Fundit’

ABC rikthen game show-n 'Kutia e Fundit'

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA