Shqiptari sulmon me thikë bashkëkombësin në Greqi, më pas tenton ta vrasë me makinë

Mediat greke kanë përshkruar me detaje konfliktin mes dy shqiptarëve në Chania të Kretës.

Sipas mediave helene, dy shqiptarë janë përfshirë në një sherr, që ngjan me skenat e filmave.

Fillimisht, një shtetas 25 vjeç kishte ndjekur me thikë një bashkë-atdhetar, mes turmës.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Më pas, 25-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur hyri me makinën e tij në një dyqan me qëllim për të goditur të riun tjetër po nga Shqipëria, i cili ishte ulur me miqtë në banakun e dyqanit.

Ngjarja u pa nga shumë njerëz, të cilët janë tmerruar kur vunë re se automjeti po shkonte drejt tyre.

Policia shkoi në vendngjarje dhe ka bërë të mundur prangosjen e të riut 25-vjeçar.