IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Shumë i gjatë, i veshur me atlete të bardha dhe i rrethuar me truproja”, një intervistë ndryshe me Edi Ramën

by IMA Redaksia
2020/04/29
in AKTUALITET
Reading Time: 5 mins read
A A
“Shumë i gjatë, i veshur me atlete të bardha dhe i rrethuar me truproja”, një intervistë ndryshe me Edi Ramën

Hera e parë dhe e vetmja që pashë personalisht Edi Ramën ishte në një mbrëmje pas një feste arti në Berlin. Një heshtje e rrethonte. Shumë i gjatë dhe i veshur me atlete të bardha, i rrethuar me truproja ‘gjigandë’ të veshur me rroba të errëta. Ndërsa ai drejtohej drejt pistës së vallezimit, një asistent galerie më pyeti nëse i kisha parë veprat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, në panairin e Artë të Berlinit.

ADVERTISEMENT

Rama është një risi marramendëse si për industrinë e artit ashtu edhe për botën e politikës. Si një artist i vlerësuar, ashtu edhe një politikan me profil të lartë, Rama përmbledh në një formë të pazakontë të dyja profesionet e tij. Zyra e tij hijerënde mund të ngatërrohet për një studio artistike. Ndërsa mbi tavolinë ka një numër të pafund ngjyrash.

Nga ana tjetër, Rama mund të jetë një nga artistët e vetëm në planet që ka nevojë për roje sigurie. Nga një takim i fundit me kancelaren gjermane Angela Merkel erdhën fotografitë e zakonshme të shtrëngimit të duarve, dhe thuhej se Rama i kishtë dhënë edhe katalogun e tij më të ri të ekspozitës.

Rama nuk është saktësisht një artist politik, por veprat e tij shpesh ndodhin në dokumente politike – zakonisht mbi faqet e memorandumeve shqiptare.

Pavarësisht nëse skulptura apo punimet e tij në letër kushtojnë nga 3.500 deri në 30,000 €, duket se Rama i përdor si një formë shpëtimi.

Edhe nëse dikush i konsideron dy profesionet e tij pa lidhje me njëri-tjetrin, kjo gjë duket se nuk e shqetëson Ramën, i cili duket se po bën atë që e do.

Por tani, të dy botët e tij janë në krizë. Shqipëria, një komb i varfër evropian që nuk ka është anëtarësuar në BE, është duke luftuar me akuzat e korrupsionit. Vendi i drejtuar nga Rama qën prej vitit 2013, u goditu nga një tërmet. Rama humbi “nusen” e tij në katastrofën natyrore.

Vendi me afro tre milion banorë ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga fundi i nëntorit, e cila u shtrëngua edhe më shumë me krizën e re shëndetësore. Edhe pse qeveria e Ramës vendosi rregulla të rrepta sigurie, të cilat kanë shkaktuar shumë polemika.

Ne biseduam me Ramën, në një distancë virtuale sigurisht, për mënyrën sesi artisti dhe kryeministri përdor artin për të çliruar ankthet e kronavirusit dhe se si mund të ndryshojë tregu i artit pas pandemisë.

Si po e menaxhoni krizën, politikisht dhe si artist, nga shtëpia? A jeni në gjendje të shkoni në zyrën tuaj, që mesa unë kuptoj është edhe studioja juaj?

Politikisht ne po bëjmë më të mirën që mundemi dhe duke qenë të vetëdijshëm për dobësitë tona, ne ishim ndër të parët në Evropë që zbatuam masa për t’i bërë njerëzit të qëndronin në shtëpi. Si artist, jeta vazhdon njësoj, në zyrën time. Së bashku me shoqen time të mirë Mia Enell, një piktore e shkëlqyer suedeze që jeton në Nju Jork, bëmë një shfaqje të bukur virtuale falë iniciativës së Instagramit #InTouch.

Në vizatimet tuaja shfaqen dokumente politike që lidhen me COVID-19. A mund të komentoni se çfarë do të thotë për ju ky koleksion i veçantë?

ADVERTISEMENT

Vizatimet u bënë në një mjedis shumë të veçantë pa njerëz përreth ashtu siç do të ishin normalisht, ndërsa ndiqja me ankth të dhënat ditore dhe parashikimet e përhapjes së mundshme të koronavirusit. Pjesa tjetër ishte po ajo, duke hedhur linja dhe ngjyra në faqe ndërsa mendoja për punët e ditës.

Arti mund të ndihmojë në kohë ndryshimesh ose krizash të mëdha. Duket se ju e kuptuat këtë në projektin tuaj për të rikthyer fasadat në Tiranë në vitin 2003. Unë e kuptoj se ky projekt nuk ishte një vepër arti, por një veprim politik. A keni menduar për artin publik ndryshe si kryeministër, veçanërisht kur u përballët me tërmetin apo dhe tani krizën COVID-19?

Jo në të vërtetë. Unë mbetem i gatshëm gjithmonë, për sa i përket përzierjes së artit me politikën dhe anasjelltas, megjithëse duhet të pranoj që prejardhja ime artistike përcaktoi shumë stilin tim dhe nevojën për bukuri në hapësirën publike.

Më erdhi keq që mësova se keni humbur nusen tuaj në tërmetin e nëntorit. Po ashtu shumë shtëpi u rrënuan. A do të ketë një iniciativë me mendje artistike ashtu si riparimet që u bënë në ndërtesat e Tiranës të vitit 2003, duke e përdorur si një mënyrë për të “ringjallur” shpirtrat e njerëzve?

Ne jemi duke punuar në disa vende ku njerëzit vdiqën dhe rrënojat janë pastruar për memoriale. Nuk është e lehtë të merresh me vende të tilla, por është një proces i nevojshëm për të kujtuar ata që humbën jetën.

Me gjithçka që po ndodh, sa kohë keni në gjendje t’i kushtoni punës suaj artistike këto ditë? A jeni akoma në gjendje të shkoni në studion e qeramikës?

Fatkeqësisht, studiot e qeramikës janë mbyllur dhe duhet të presin ditë më të mira, të cilat shpresoj se do të vijnë së shpejti, megjithëse askush nuk duket se di me siguri kur do të vijë ajo ditë.

Tregu i artit ka ndalur në shumë mënyra, psh. me panaire apo me shfaqje të shtyra dhe të anuluara. Çfarë mund të ndryshojë industria e artit në mënyrë që të jetë më efektive kur të rikthehet?

Nuk e di! Unë mendoj që njerëzit nuk do ta ndërpresin blerjen e artit, megjithëse ekonomia sugjeron të kundërtën.

Kuratori Hans-Ulrich Obrist tha që arti është politika juaj, dhe politika është arti juaj. Megjithatë, jam i sigurt se jeni lodhur nga krahasimi i vazhdueshëm.

Vërtetë, jam i lodhur. Ose, për ta thënë hapur, unë jam në siklet sa herë që më duhet të përgjigjem kësaj pyetjeje. Ndoshta Hans-Ulrich Obrist ka të drejtë, por nuk e shoh shumë kështu situatën time.

Si e plotësojnë njëri-tjetrin artin dhe politikën?

Unë mendoj se të dyja më bëjnë atë që jam dhe kam vështirësi të shoh sesi mund të ishte dita ime pa u marrë me të dyja gjatë gjithë kohës.

Viti i kaluar ishte shumë i ashpër për ju në aspektin politik, me akuza nga kundërshtarët dhe raportime nga mediat për korruptimin e shtetit. Qeveria juaj shtyu zgjedhjet për shkak të protestave. Cila është përgjigja juaj për kundërshtarët? Si ka përparuar kjo situatë e tensionuar?

S’ka tokë të mesme, ësht e zezë ose e bardhë. Mirë ose keq. Dashuri ose urrejtje. Ne jemi akoma në procesin e rritjes, në aspektin demokratik. Në shumë mënyra, ne jemi një shoqëri adoleshente kur bëhet fjalë për politikë, gjë që është e kuptueshme.

Cila është situata aktuale me COVID-19 në Shqipëri? Ju morët kritika për zbatimin e dënimeve të ashpra për ata shkelin masat e sigurisë, si përshembull kur propozuar dënimin me deri në 15 vite heqje lirie.

Është e drejta demokratike e shtypit dhe e njerëzve për të vënë në dyshim qeverinë, por le t’i përmbahemi fakteve: Nuk ka asnjë dënim 15-vjeçar për thyerjen e karantinës. Duke qenë i vetmi vend evropian pa ndëshkime të parashikuara në kodin tonë penal për pandemic, ne duhet të merrnim masa mbrojtëse për të shpëtuar jetën e njerëzve. Situata aktuale është shumë inkurajuese.

LONDON, ENGLAND – JULY 10: (L-R) Britain’s Prime Minister Theresa May, Germany’s Chancellor Angela Merkel and Albania’s Prime Minister Edi Rama take part in the family photo during the Western Balkans Summit 2018 at Lancaster House on July 10, 2018 in London, England. The UK hosts the summit which brings together the leaders of the Western Balkans countries and like-minded European partners to strengthen security co-operation, increase economic stability and encourage political co-operation. (Photo by Leon Neal/Getty Images) (Photo by Leon Neal/Getty Images)

Kunsthalle Rostock Ausstellung Edi Rama “Works” Foto: Thomas Häntzschel / nordlicht www.fotoagenturnordlicht.de

Nga Kate Brown

Tags: COVID 19Edi RamaintervisteKate Brownkryeministri i shqiperise
Previous Post

Lajm i rëndësishëm për studentët, nesër merret vendimi për hapjen e universiteteve

Next Post

Rikthimi i maturantëve në shkolla/ Vrapi shpjegon si do të zhvillohen testimet në kushte pandemie

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Rikthimi i maturantëve në shkolla/ Vrapi shpjegon si do të zhvillohen testimet në kushte pandemie

Rikthimi i maturantëve në shkolla/ Vrapi shpjegon si do të zhvillohen testimet në kushte pandemie

Në 11 maj mund të kemi një lehtësim në korridoret ajrore dhe tokësore

Në 11 maj mund të kemi një lehtësim në korridoret ajrore dhe tokësore

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA