IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Si nisi karriera në muzikë dhe pse këngët ‘Lemza’ dhe ‘Kafe Flora’ i rrezikuan jetën Agim Krajkës

by IMA Redaksia
2021/03/02
in MUZIKË
Reading Time: 4 mins read
A A
Si nisi karriera në muzikë dhe pse këngët ‘Lemza’ dhe ‘Kafe Flora’ i rrezikuan jetën Agim Krajkës

“Kompozitori i rinisë”, Agim Krajka, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, la pas një trashëgimi të çmuar muzikore, e cila mund të mos kish ekzistuar kurrë për shkak të rrethanave të kohës.

ADVERTISEMENT

Ndonëse i rritur mes instrumenteve muzikore të të atit, Agim Krajka mund të mos i ishte futur kurrë muzikës, nëse nuk do të kishte këmbëngulur Skënder Gina, shefi i Kulturës në Komitetin Ekzekutiv asokohe. Në vitet 1960, artisti dëshironte thjesht të siguronte pak të holla për familjen.

“Vitet 1960 ishin vitet kur muzika e lehtë mori një hov të madh. Tirana kishte ndikim edhe nga muzika ruse. Atë kohë unë i bija fizarmonikës në një lulishte në Tiranë. Flitet për kohën, apo më mirë vitin 1961, kur në Shqipëri kishte hyrë një farë liberalizmi […] Atë kohë kisha halle të tjera dhe kurrë nuk mund të mendoja për shkollë. Ishte koha kur unë kisha 6 motra në shtëpi dhe mendoja se si të çoja një lekë në shtëpi dhe të ndihmoja familjen. Doja që motrat e mia t’i ndihmoja. Nuk ja vura shumë veshin, por ai këmbënguli disa herë duke theksuar se isha djalë i talentuar dhe duhet të shkollohesha. I nxitur bëra një kërkesë kot pa menduar se çfarë do dilte. Kisha dëshirën vetëm që të vazhdoja punë dhe të çoja ndonjë lekë në shtëpi. Dhe ja një mbrëmje, teksa luaja sërish në bar me fizarmonikë, më vjen një shok dhe më thotë se më kishte dalë emri në listë për të konkurruar […] Për çudinë time fitova për të konkurruar në Konservator, kështu quhej, dhe a e dini sa isha? Plot 22 vjeç kur u futa në shkollë,” u shpreh ai në një intervistë të vitit 2020 për BotaSot.

Mënyra se si luante në firzamonikë i pëlqeu pa masë Vaçe Zelës, e cila i kërkoi që të kompozonte një këngë për të. E kështu u krijua “Lemza” e famshme.

“Debutimi im i parë në festival ka qenë me këngëtaren e madhe Vaçe Zela. Ajo më dëgjoi tek luaja në fizarmonikë dhe më shtyu të kompozoja një këngë për të. Kështu nisi udha ime. Pra, festivali i parë dhe kompozimi im i parë ka qenë kënga “Lemza” dhe është kënduar nga e madhja Vaçe Zela. E kupton ç’do të thotë që në daljen e parë si kompozitor të të marrë këngën Vaçe Zela?!”

Rinia e pëlqeu shumë këngën, por organet e shtetit e ndaluan për disa muaj, por parrullat nëpër mure, ku shkruhej “Lemza”, bënë që të transmetohej sërish.

ADVERTISEMENT

“Rinia e pëlqeu shumë atë këngë dhe pse menduan se e kisha kopjuar nga këngët e huaja. Të kapte tmerri kur ndalonin një këngë. Të bënin të mendoje thellë. E ndaluan tre muaj dhe njerëzit nisën të shkruanin parulla nëpër mure me emrin “Lemza”. Ka qenë një protestë rinore shumë e këndshme. Më pas e lejuan të transmetohej dhe ishte një kënaqësi e madhe për mua. Kjo këngë më hapi shumë dritare. Filluan kërkesat, një shikim më ndryshe nga instancat e larta. Fillova të kompozoj sërish.”

Ishte pikërisht “Lemza” ajo që frymëzoi edhe një sërë kompozimesh të tjera.

“Nuk doja të rrija me aq. “Lemza” më dha shumë energji. Kështu lindi apo kompozova si këngë të dytë këngën e “Gjyshes”. Edhe kjo këngë u pëlqye, ndoshta jo sa e para, por pati jehonë. Tashmë kisha fituar një siguri në vetvete. Kompozimi i tretë ka qenë “Djaloshi dhe shiu” dhe me radhë në çdo vit.”

Festivali i 11-të i Këngës duket se u përpoq të thyente disa korniza të kohës dhe është një nga festivalet më të diskutuar. Në atë periudhë, Krajka kompozoi “Kafe Flora burra plot”, një këngë që e vendosi jo pak në rrezik.

“Mund të them se ky Festival ishte më i vështiri në jetën time si kompozitor, pasi krijuesi në atë kohë ishte gjithmonë në luftë me atë që do dhe me atë që mund të bëjë. Ishte një kënaqësi kur merrje çmim të parë, por do të prisje se çfarë do të thoshte një tjetër se e kishte të drejtën mbas një jave të qortonte, se mos të bëhej ndonjë plenum etj. Shumë shokë të mi ikën, u syrgjynosën nëpër burgje, u larguan nga muzika, i çuan në fshat me punë në bujqësi, disa i internuan. Rrëmujë. Fshesë. Ankth! Ç’po ndodh? Kush e kishte radhën?!”

Në intervistën për BotaSot, Mjeshtri i Madh u shpreh se përfaqësues të Punëve të Brendshme e kishin cilësuar këngën e tij të pamoralshme, por për fat të mirë, nuk morën masa kundër tij.

“Thashë mos do haja ndonjë internim. Pra, me një fjalë kjo ka qenë kënaqësia e kompozitorëve shqiptarë. Pra, ndjeje fillimisht kënaqësinë e emrit, këngës së re, lëvdatave të njerëzve, por të hidhurat i kishe gjithnjë nga pas. Asgjë nuk kishe të sigurt. Çdo gjë duhej të ishte brenda boshtit të partisë, ndryshe…”

Perlat që nuk do të harrohen kurrë nga Agim Krajka!

Kompozimet e tij të panumërta nuk i ka zbehur as koha, as prurjet e gjeneratave të reja dhe as trendet bashkëkohore të muzikës.

Source: anabelmagazine.com
Previous Post

Riktheht “Këngë Moj” me edicionin e ri. Sonte mbrëmja kushtuar repertorit të Vaçe Zelës

Next Post

Taylor Swift kritikon Netflix për komentin seksist mbi lidhjet e saj të dashurisë

TË NGJASHME

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë
MUZIKË

Zyrtarizohet lista e Fest 65/ Kejsi Tola, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe “Djemtë e Detit” mes 28 artistëve në garë

RTSH ka zbuluar zyrtarisht 28 artistët dhe grupet që do të konkurrojnë në edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës....

by IMA Redaksia
Tet 9, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt
InfoMedia Kosova

Zbulohen 20 këngëtarët e “Akordeve të Kosovës”/ Festivali i Këngës në RTK hyn në edicionin e katërt

“Akordet e Kosovës” rikthehet me edicionin e katërt në RTK, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe 20 këngëtarët që do të...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë
MUZIKË

Ka nisur “Kënga Magjike 2026”/ Gjashtë artistët e parë hapin garën, ja këngët e javës së parë

Magjia ka nisur sërish. “Kënga Magjike 2026” hapi zyrtarisht më 13 shtator fazën e parë të konkurrimit, duke sjellë në...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare
MUZIKË

Shuhet një prej zërave më të njohur të Greqisë/ Giorgos Mazonakis ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Bota e muzikës greke është në zi. Giorgos Mazonakis, një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të dashur të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”
MUZIKË

Sergio Hajdini rikthen një nga këngët e tij më të dashura me “Hey Si Je Ti (Rework)”

Pas suksesit të versionit origjinal, artisti dhe producenti Sergio Hajdini vjen për publikun me “Hey Si Je Ti (Rework)”, një...

by IMA Redaksia
Qer 19, 2026
Next Post
Taylor Swift kritikon Netflix për komentin seksist mbi lidhjet e saj të dashurisë

Taylor Swift kritikon Netflix për komentin seksist mbi lidhjet e saj të dashurisë

U detyrua të pezullonte programin, Kiara Tito rikthehet në ekran me një emision të ri

U detyrua të pezullonte programin, Kiara Tito rikthehet në ekran me një emision të ri

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA