IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Si po bëhet ristrukturimi i kredive; Kategoritë në proces dhe çfarë përfitojnë

by IMA Redaksia
2020/04/11
in TELEVIZION
Reading Time: 7 mins read
A A
Si po bëhet ristrukturimi i kredive; Kategoritë në proces dhe çfarë përfitojnë

Bankat tregtare në vendin tonë janë përfshirë në një proces të pazakontë masiv të ristrukturimit të kredive prej emergjencës së krijuar nga COVID-19. Bankat mendojnë se efektet do të shtrihen përtej tre muajve dhe nga ristrukturimi po përfitojnë të gjithë klientët në vështirësi. Ja kategoritë në proces dhe çfarë përfitojnë

ADVERTISEMENT

Blerina Hoxha

Situata jo e zakontë që krijoi pandemia COVID-19 në shëndetin e popullatës kudo në botë ra si një ortek pa lajmëruar në ekonomi, duke sjellë anormalitet në të gjithë sektorët që nga prodhimi, tregtia, transporti deri te bankat, bursat etj. Befasia me të cilën ngjarja goditi dhe vështirësitë për të parashikuar shtrirjen në kohë të saj, i bën të pamundura kalkulimet për hartimin e planeve të emergjencës dhe për më tepër, kalkulimet mbi humbjet.

Mijëra biznese dhe individë janë drejtuar në Banka për të shtyrë këstet e tyre të kredive, të tjerë për të financuar shpenzime, teksa një pjesë e aktivitetit ekonomik kërkon të bëjnë pagesa online. Në mes të marsit, qeveria dhe Banka e Shqipërisë, nxorrën një udhëzim, që u mundësonte bankave tregtare në vend që të shtynin pagesat e kësteve të kredive nga gjysma e marsit deri në fund të muajit maj, duke falur gjobat dhe kamatëvonesat.

Bankat janë përfshirë në këtë proces ristrukturimi për huatë e klientëve të tyre, por disa prej tyre mendojnë se ky proces do të shtrihet përtej dy muajve.

Ristrukturimi, procesi mund të shtrihet përtej majit

Deri më tani, parashikimet e sakta rreth zgjatjes në kohë të pandemisë COVID-19 nuk ekzistojnë. Duke marrë në konsideratë zhvillimet në Kinë, qeveritë dhe shumë biznese kanë ndërtuar planet e emergjencës për tre muaj, mirëpo disa banka mendojnë se ky proces do të shtrihet përtej majit.

Intesa Sanpaolo Albania (duke ndjekur një qasje të ngjashme të aplikuar në Itali nga Grupi Intesa Sanpaolo) ka vendosur në mënyrë autonome të zgjasë të ashtuquajturën “periudhë pezullimi ose moratorium” deri më 31 korrik. Por afati i 31 korrikut mund të zgjatet më tej për 3/6 muaj të tjerë, në varësi të evolucionit të situatës, tha Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania. Ai u shpreh se, bankat dhe klientët duhet të bashkëpunojnë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për një afat të gjatë, është një qasje fituese për të dyja palët. https://www.monitor.al/intesa-sanpaolo-albania-pezullimi-vijon-deri-me-31-korrik/

Gjithashtu Banka Kombëtare Tregtare përllogarit se efektet e ristrukturimit do të shtrihen përtej tre muajve. “Patjetër që efektet e kësaj situate do të zgjasin përtej periudhës tremujore, të parashikuar në këtë vendim, pasi një pjesë e bizneseve vazhdojnë të jenë të mbyllura”, sqaruan burimet zyrtare të Bankës Kombëtare Tregtare. https://www.monitor.al/bkt-efektet-e-covid-19-shtrihen-pertej-tre-muajve-2/

Soni Thano, Drejtore e Divizionit të Administrimit të Riskut në Credins Bank, u shpreh se logjika të çon drejt një procesi negocimi e analizash me klientët, që nuk do të mbyllet me këta tre muaj, por do të vazhdojë gjatë periudhës në vijim. Sidoqoftë, zgjidhja do të jetë rast pas rasti, duke e personalizuar në lidhje me potencialin e çdo klienti, shtoi ajo. https://www.monitor.al/credins-bank-ristrukturimi-i-kredise-rrezikon-te-shtrihet-pertej-tre-muajve/

Tirana Bank kalkulon se zgjatja e pandemisë do të ketë efekte afatgjata. Drejtorja e Divizionit të Kredisë dhe Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Tirana Bank, znj. Manjola Capo, tha se faktor vendimtar për ndikimin afatgjatë është kohëzgjatja e pandemisë dhe masave kufizuese. “Zgjatja e këtyre masave edhe në javët në vazhdim na bën të besojmë që do të ketë ndikim afatgjatë” tha ajo. https://www.monitor.al/tirana-bank-si-po-behet-ristrukturimi-i-kredise-per-te-gjithe-klientet-ne-veshtiresi/

Banka Intesa sqaroi se nuk do të bëhet asnjë dallim, por do të përfitojnë shtyrje të kësteve të kredisë të gjithë klientët që kanë arsye të justifikueshme, do të përfitojnë nga pezullimi pa marrë parasysh nëse janë individë, biznes i vogël apo i madh.

AbiBank pohoi se të gjitha kërkesat e klientëve të financuar, qoftë ata retail apo biznese, janë pranuar dhe janë marrë në konsideratë në këtë trajtim, nga ana e bankës me kujdes të veçantë.

Ndërsa, Tirana Bank e ka shtrirë këtë lehtësi në të gjithë segmentet e klientëve. Të gjithë klientët kanë të drejtë të kërkojnë masa lehtësuese.

Drejtoresha e Përgjithshme e Union Bank, Flutura Veipi tha 40% e kërkesave për ristrukturim janë përtej afatit tre mujor, e përkthyer në një volum portofoli mund të shkojë dhe në 15%-20%. https://www.monitor.al/union-bank-rreth-20-e-klienteve-ne-proces-ristrukturimi-per-kredine/

Kategoritë e klientëve, në ristrukturim

Bankat në tërësi po ofrojnë kushte lehtësuese për të gjithë klientët në vështirësi. Delina Millona, Menaxhere e Riskut Strategjik për Retail, tha se për ristrukturim të kredisë në Raiffeisen Bank, mund të aplikojnë të gjithë klientët, të cilët kanë pësuar humbje financiare si pasojë e masave shtrënguese apo mbylljes së përkohshme të aktivitetit.

Këtu përfshihen të gjithë ata individë, Biznese të Vogla, të Mesme dhe të Mëdha, të cilat kanë drejtuar në bankë një kërkesë duke argumentuar nevojat e tyre për shtyrjen e afatit të pagesave të kësteve mujore, pasi janë ndikuar financiarisht nga situata e krijuar për shkak të COVID-19. https://www.monitor.al/raiffeisen-bank-riskedulimi-i-kredise-do-te-vendoset-me-konsensus-mes-bankes-dhe-klientit-2/

Banka Kombëtare Tregtare pohoi se në këtë trajtim janë të përfshirë të gjithë klientët pa dallim, biznes i vogël, i mesëm apo i madh si dhe individët, të cilët janë të ndikuar nga situata e shkaktuar nga koronavirusi.

ADVERTISEMENT

Credins Bank ka planifikuar të përfshijë në procesin e ristrukturimit të gjithë klientët e portofolit të kredisë, duke filluar nga individët e duke përfunduar me bizneset e mëdha, legjitimohen të bëjnë kërkesë për këtë trajtim. Duhet theksuar se përfitimi i këtij lehtësimi gëzohet vetëm nga klientët që janë prekur nga situata e virusit COVID -19, sqaroi më tej Banka.

Veipi e Union Bank thotë se mbi 60% e kërkesave janë në një situatë pezullimi të përkohshëm aktiviteti apo të ardhurash, por pjesa tjetër tregon një impakt në ulje të të ardhurave e cila do të prekë aktivitetin tregtar apo dhe njësinë familjare në një periudhë përtej maj 2020. Ajo shton se ka dhe kërkesa që tani për shtyrje 6 mujore të pagesave të kredisë apo dhe kreditim shtesë për të qenë korrekt me detyrime operacionale, kur aktiviteti preket dhe nga vonesa në arkëtime kur është aktivitet eksportues dhe vështirësitë vijnë prej bllokimeve globale si pasojë e shtrirjes së pandemisë në çdo cep të botës sot.

Përfitimet e klientëve dhe bizneseve në vështirësi

Paketa e bankave ndaj klientëve përfshin ristrukturim të kredive për tre ose më shumë muaj, këshillimin, rifinancim etj. Banka Kombëtare Tregtare sqaroi se në linjë më vendimin, BKT ka zeruar penalitetin për këstet e papaguara gjatë periudhës mars – maj 2020, duke i krijuar kështu mundësinë klientit që në konsensus me bankën, të vendosë më pas për mënyrën e shlyerjes në kohë të pagesës së kësteve të shtyra, duke qëndruar brenda afatit fillestar të kredisë apo edhe duke e shtyrë në kohë këtë afat.

Raiffeisen Bank sqaroi se, në procesin e ristrukturimit do të përfshihen të gjithë ata individë, Biznese të Vogla, të Mesme dhe të Mëdha, të cilët kanë drejtuar në bankë një kërkesë duke argumentuar nevojat e tyre për shtyrjen e afatit të pagesave të kësteve mujore, pasi janë ndikuar financiarisht nga situata e pandemisë dhe nuk kanë mundësi të vijojnë rregullisht ripagimin e kësteve/ mujore, për këta tre muaj.

OTP planifikon se, për një pjesë të madhe të bizneseve që kanë kredi bankare, kjo do të thotë kompensim i mungesës së likuiditetit nga stopimi / reduktimi i të ardhurave të aktivitetit. Për disa prej tyre kjo mund të jetë kritike për ekzistencën e mëtejshme të biznesit. Për individët, lehtësimin e stresit të momentit. Me rikthimin e situatës në normalitet, klientët do të zgjedhin opsionin e tyre të preferuar për shlyerjen e pagesave të akumuluara gjatë kësaj periudhe, sipas Bledar Shella, Drejtori i Përgjithshëm i Banka OTP Albania. https://www.monitor.al/otp-bank-ristrukturimi-i-kredise-turizmi-dhe-zinxhiri-i-tij-me-te-goditurit/

Intesa San Paolo ka programuar të ristrukturojë të gjitha aplikimet e justifikuara për pezullim, që do të gëzojnë një lloj aprovimi automatik, në rast nevojash specifike, Banka do t’i diskutojë ato individualisht.

AbiBank sqaroi se për momentin, kërkesat e klientëve kanë qenë për shtyrjen e kësteve nga 1-3 muaj dhe janë munduar t’u përgjigjen atyre sa më parë. Ka pasur dhe kërkesa për financime afatshkurtra për shpenzime, blerje inventari etj.. https://www.monitor.al/abibank-klientet-tane-kane-kerkuar-edhe-financim-te-shpenzimeve-tregtia-me-e-goditura-2/

Tirana Bank ka planifikuar të bëjë shtyrje të pagesave për klientët që kualifikohen si përfitues dhe i çliron ata nga detyrimi për të paguar këstet e interesit dhe principalit për periudhën në fjalë, si dhe nga çdo penalitet për këtë mospagesë. Riorganizimi i detyrimeve bëhet në marrëveshje me klientin, sipas kërkesës së tij dhe analizës së bankës, në një periudhë të mëvonshme, përtej datës 31 maj 2020.

Credins Bank gjithashtu tha se, do të shtyjë pagesat, pa rrezikun që Banka të fillojë procesin e ekzekutimit të kolateralit dhe do shqyrtojë në detaje kërkesën e klientit dhe a mund të bjerë dakord me të për më shumë se sa kaq, nëse e gjykon të nevojshme.

Turizmi dhe tregtia, më të goditurit

Ekonomia ka pësuar goditje të fortë nga pandemia COVID, por bankat kanë evidentuar se disa sektorë të tregtisë dhe turizmit do të përballen me humbje më të mëdha. Kërkesat për shtyrje pagese kësti kredie kanë qenë kryesisht nga ndërprerja e aktivitetit tregtar, apo prodhues, si pasojë e situatës së krijuar në Shqipëri dhe në botë nga koronavirusi, tha Anila Daci, Drejtore e Divizionit të Korporatave në ABI Bank.

OTP parashikon se efektet e pandemisë do të jenë afatshkurtra, teksa veçon se sektori i turizmit dhe sektorët që lidhen me të janë më të goditurit. Ristrukturimi po bëhet për të gjithë sektorët në vështirësi. /www.monitor.al/

Tags: Albaniabankat krediteCoronavirusCOVID 19InfektivikoronavirusKosovapacientesistemi i kredive
Previous Post

Mjekja Najada Çomo mesazh për qytetarët: Respektoni masat e distancimit, kjo është sëmundje e pabesë

Next Post

Syri Tv fillon transmetimin e rregullt, Juli Krisafi pjesë e tij

TË NGJASHME

IMA Prime Time Index #02: Champions League mban kreun, Opinion forcon pozicionin në javën e dytë të sezonit
Prime Time

IMA Prime Time Index #02: Champions League mban kreun, Opinion forcon pozicionin në javën e dytë të sezonit

Sporti, debati dhe programet informative dominuan sërish prime-time shqiptar gjatë javës 14–20 shtator 2026. Në një sezon që ende nuk...

by IMA Redaksia
Sht 23, 2026
RTSH hyn në sezonin e ri me një tjetër fytyrë/ Programe të reja, rikthime, më pak kanale dhe rikthimi i “RTSH Tani”
TELEVIZION

RTSH hyn në sezonin e ri me një tjetër fytyrë/ Programe të reja, rikthime, më pak kanale dhe rikthimi i “RTSH Tani”

Radio Televizioni Shqiptar ka nisur sezonin televiziv 2026–2027 duke aktivizuar identitetin e ri vizual në ekran dhe në platformat digjitale....

by IMA Redaksia
Sht 22, 2026
11 vite TV21/ Televizioni shqiptar në Maqedoninë e Veriut feston përvjetorin
InfoMedia Maqedonia

11 vite TV21/ Televizioni shqiptar në Maqedoninë e Veriut feston përvjetorin

Më 21 shtator 2015 nisi një rrugëtim i ri televiziv në Maqedoninë e Veriut. Sot, TV21 shënon 11 vite transmetim,...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
86 mijë euro për logon e RTSH-së? Dokumentet tregojnë një histori tjetër, por mbeten pyetje për përzgjedhjen
TELEVIZION

86 mijë euro për logon e RTSH-së? Dokumentet tregojnë një histori tjetër, por mbeten pyetje për përzgjedhjen

Identiteti i ri vizual i Radio Televizionit Shqiptar ka hapur debat për koston, origjinalitetin dhe mënyrën e përzgjedhjes. IMAlbania.com verifikoi...

by IMA Redaksia
Sht 20, 2026
Kriza e televizionit tradicional godet BBC-në/ Rezervat financiare bien në minimumin e dekadës
TELEVIZION

Kriza e televizionit tradicional godet BBC-në/ Rezervat financiare bien në minimumin e dekadës

Një prej institucioneve më të fuqishme të medias botërore po përballet me një presion financiar gjithnjë e më të madh....

by IMA Redaksia
Sht 19, 2026
Top Channel hap një format të ri për të rinjtë/ Zbulohet çfarë do të jetë “Topin e kam unë”
TELEVIZION

Top Channel hap një format të ri për të rinjtë/ Zbulohet çfarë do të jetë “Topin e kam unë”

Një tjetër format i ri po i shtohet sezonit televiziv të Top Channel. Pas fushatës misterioze me mesazhin “Thua se...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Next Post
Syri Tv fillon transmetimin e rregullt, Juli Krisafi pjesë e tij

Syri Tv fillon transmetimin e rregullt, Juli Krisafi pjesë e tij

Mjeku Pëllumb Pipero tregon se çfarë pritet në gjysmën e dytë të muajit Prill

Mjeku Pëllumb Pipero tregon se çfarë pritet në gjysmën e dytë të muajit Prill

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA