Epokë e re, SYRI Televizion, Syri juaj… Ky është slloganin i televizionit më të ri gjeneralist në Shqipëri që do të nis transmetimin e rregullt, pas provave teknike, duke filluar nga data 20 Prill.
Sipas burimit zyrtar nga ky televizion tashmë gjithçka është gati duke filkuar nga ambjentet e reja, teknologjia më e fundit dhe gazetarët më të mirë në treg për të sjellë në ekranin tuaj të vërtetën pa dorashka dhe një epokë të re për median audio-vizive në vend dhe jo vetëm.
Për të promovuar nisjen e transmetimit është përzgjedhur gazetarja e njohur Juli Krisafi e cila është bashkuar stafit dhe është bërë pjesë e pronës televizive.