Sllovaki, vritet gazetari që po investigonte korrupsionin qeveritar

Një gazetar i njohur investigativ, Jan Kuçiak është vrarë në shtëpinë e tij së bashku me të dashurën, nga të shtënat me pistoletë.

Lajmi konfirmohet edhe nga policia.

Sipas të përditshmes “Dennik N”, vrasja e ndodhur gjatë fundjavës dyshohet të jetë e lidhur me aktivitetin e reporterit, i cili po hetonte mbi mashtrimet fiskale, veçanërisht në rastet e disa personave të afërt me partinë në qeverisjen e vendit, të socialdemokratëve (SMER), të kryeministrit Robert Fico.

Kuçiak, vetëm 27 vjeç, ka punuar edhe për faqen e rëndësishme të internetit “Aktuality.sk”.

Ky është rasti i fundit i vrasjes së një gazetari që merret me hetimin e çështjeve korruptive nga qeveritarë apo persona të lidhur me ta, pas atij që u shënua në Maltë në fund të vitit të kaluar.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.