Dita e sotme është afati i fundit i digjitalizimit për Shkodrën, Lezhën, Elbasanin, Vlorën, Himarën dhe Sarandën! Nga SOT fiket analog për të gjithë këta qytete.
AMA zyrtarizon: Mbyllet transmetimi analog për Elbasanin, Shkodrën, Lezhën dhe Vlorën
Por çfarë do të thotë që sinjali analog tv fiket?
Do të thotë se në ekranin e televizorit tuaj nuk do të shfaqet asgjë, dhe se ju nuk do të mund të shihni asnjë kanal televiz. Kjo do të ndodhë për të gjithë ata që kanë ende në përdorim pajisje të gjeneratës së vjetër.
Çfarë duhet bërë?
Të gjithë qytetarët që nuk kanë një televizor me dekoder te integruar DVB T2, duhet të pajisen sa më parë me një dekoder DVB T2, nëpërmjet të cilit do të shohin kanalet tradicionale dhe kanalet e platformave private si Tring apo Digitalb, pa harruar edhe paketën e RTSH me 12 kanale falas.