Standardi i gjuhës shqipe në transmetimet audiovizive si përgjegjësi redaksionale

Pas Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, Tryeza e diskutimit me temë: “Respektimi i standardit të gjuhës shqipe në transmetimet audiovizive”, u organizua me përfaqësues të OSHMA-ve në qarkun e Korçës, ditën e mërkurë, 04.07.2018.

Në fjalën hapëse nënkryetari i AMA-s, z. Sami Nezaj, përmendi problematikat kryesore që vihen re në përmbajtjet e transmetuara, sa i takon respektimit të shqipes së folur dhe të shkruar, si dhe përpjekjet që po bën Autoriteti për ta monitoruar situatën, por dhe përmirësimin e akteve nënligjore. Ai tha se edhe në qarqet e tjera ku ishte zhvilluar Tryeza kishte propozime konkrete për reflektimin e masave në kuadrin ligjor e nënligjor që favorizonin respektimin e standardit gjuhësor.

Nga fundi i vitit 2017 e në vijim po bëhen monitorime të programeve audiovizive të fokusuara tek gjuha e folur dhe e shkruar, tha drejtori i programeve në AMA, z. Arben Muka, dhe për gjetjet e përfundimet u tërhiqet vëmendje OSHMA-ve. Disa nga problematikat kryesore të hasura ishin në qendër të prezantimit që bëri në Tryezë, përgjegjësi i Sektorit të Përmbajtjes dhe Analizës, z. Zimo Krutaj.

Pjesmarrësit në diskutim sollën eksperiencat e tyre në këtë drejtim, si dhe disa nga vështirësitë e sfidat e punës në redaksi. E përbashkëta e mendimeve dhe sugjerimeve të kësaj Tryeze ishte konstatimi se standardi i gjuhës shqipe në transmetimet audiovizive ishte drejtpërdrejt përgjegjësi redaksionale dhe për këtë duhej kontributi i të gjithëve, për përmbajtje sa më cilësore dhe të shumëllojshme.

Marrë nga Autoriteti i Mediave Audivizive
04.07.2018

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.