IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Suela rriti pazarin e trafikantëve”/ Kush është motra e drejtoreshës së Policisë që u arrestua sot

by IMA Redaksia
2020/06/05
in AKTUALITET
Reading Time: 2 mins read
A A
“Suela rriti pazarin e trafikantëve”/ Kush është motra e drejtoreshës së Policisë që u arrestua sot

Mes dy të arrestuarve gjatë operacionit “Toka e Premtuar” që u ndërmor nga Policia e Shtetit pas provave të pakontestueshme në emisionin Top Story është edhe Suela Kacabani.

ADVERTISEMENT

Duket si një emër pa lidhje dhe jo publik, por Suela është motra e Drejtoreshës së Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës Enkeleda Toska, e cila realizonte pa asnjë shqetësim trafikun e arabëve.

LEXO EDHE:

SKANDAL | Drejtoresha e Kufirit Enkeleda Toska, e përfshirë në trafikun…

Sigurisht, Suela nuk vepronte e vetme, sepse të afërm të tjerë të shefes së Policisë Kufitare ishin përfshirë në këtë trafik. Në emisionin Top Story, trafikanti palestinez Salim Yousuf tregoi bashkëpunimin me Suela Kacabanin.

Me video në Top Story, Salim tregoi detaje të bashkëpunimit të tij me motrën e shefes së kufirit dhe sesi ajo e rriti pazarin nga 300 euro në 1000 euro për të siguruar leje qëndrimi për arabët që vinin në Shqipëri, me destinacion final një nga vendet e Evropës.

Në emisionin Top Story u shfaq një video kur një personi në kërkim të futjes në sistem për leje qëndrimi i kërkohen 1000 euro. “Ju më keni thënë 300 euro, pse 1000 tani” – ishte prova e shfaqur në Top Story, por përgjigja e trafikantit palestinez ishte shokuese, teksa përmend emrin e Suelës që rriti pazarin.

“Ka qenë më parë ai çmim, por tani nuk i llogarit fare, i duken asgjë. Tani të paktën merr 1000 euro. Sepse e ka motrën shefe të policisë. Suela është motër me shefen e policisë së emigracionit. Ato i marrin bashkë lekët. Jo vetëm për Suelën” – deklaroi trafikanti palestinez në Top Story, edhe ky i arrestuar gjatë operacionit të sotëm.

Por, Suela Kacabani nuk është mjaftuar asnjëherë me çmime fikse. Ajo e rriti çmimin nga 300 euro, në 1000, më pas 1200, 1500 e deri në 2500 euro për të marrë një leje qëndrimi për arabët e mbërritur në Shqipëri nga rrjetet kriminale të trafikut.

Suela Kacabani, Salim Yousuf dhe të tjerë persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet kompanive konsulente, bënin të mundur ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar, të personave dhe grupeve të personave, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës veriore.

ADVERTISEMENT

Shtetasit e këtyre vendeve, të cilët vinin në Shqipëri, nëpërmjet veprimeve të shtetasve të ndaluar, të cilët u krijonin lehtësira për hapjen e bizneseve të ndryshme në Shqipëri, kryesisht fiktivë dhe pa veprimtari financiare, arrinin të përfitonin leje qëndrimi në vendin tonë. Këta shtetas, pas qëndrimit të përkohshëm në vendin tonë, arrinin të kalonin drejt vendeve të BE-së.

Si provë për hetimet janë disa njësi kompjuterike, aparate celular, disa leje qëndrimi të shtetasve të ndryshëm, fatura bankare, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjencitë e transfertave të parave.

Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim nga Policia edhe 6 shtetas, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por, për arsye hetimi, nuk i bëjmë me dije gjeneralitet e tyre.

Source: Gazeta Shqip
Previous Post

Banka Botërore: 459 milionë euro është fatura e pagave në risk në sektorët e mbyllur e të prekur nga Covid-19 në Shqipëri

Next Post

“Sa shkon për një treshe? Si thua për 50 mijë?/ Zbardhen përgjimet e rrjetit të prostituconit në Rrogozhinë

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
“Sa shkon për një treshe? Si thua për 50 mijë?/ Zbardhen përgjimet e rrjetit të prostituconit në Rrogozhinë

“Sa shkon për një treshe? Si thua për 50 mijë?/ Zbardhen përgjimet e rrjetit të prostituconit në Rrogozhinë

‘Fake News’-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri, anti-mafia italiane zbulon skandalin: Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Metës për të rrëzuar Ramën

'Fake News'-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri, anti-mafia italiane zbulon skandalin: Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Metës për të rrëzuar Ramën

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA