IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Të burgosur me koronavirus, Ministria e Drejtësisë përgënjeshtron lajmin e rremë

by Rezalt Justin Kasaj
2020/03/13
in AKTUALITET, TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Të burgosur me koronavirus, Ministria e Drejtësisë përgënjeshtron lajmin e rremë

Lajmet e shpërndara për të burgosur me koronavirus në burgun e Recit, ka bërë që Ministria e Drejtësisë të dali me një deklaratë për shtyp:

ADVERTISEMENT

Njoftimi:

Kemi ndjekur me shqetësim të gjitha lajmet e përcjella nga disa media elektronike apo statuse dashakeqëse në rrjetet sociale, ku pasqyrohej në mënyrë të rremë për raste të burgosurish që mund të jenë prekur me virusin “COVID-19”, konkretisht në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale në Reç.

Këto lajme nuk kanë asnjë të vërtetë dhe janë shpifja e radhës, dhe për fat të keq jemi të detyruar që krahas vijimit të punës sonë intensive për të marrë të gjitha masat e duhura dhe për të garantuar shëndet të plotë të të gjithë të burgosurve, paraburgosurve dhe stafeve përkatëse që shërbejnë, të ndjekim dhe lajme të tilla që kanë si qëllim ngjalljen e panikut te publiku.

ADVERTISEMENT

Por për të qenë transparent me publikun, informojmë dhe sigurojmë, se deri më tani, në IEVP-në Reç, ashtu si dhe në të gjitha IEVP-të e tjera në të gjithë vendin, nuk ka asnjë person që të ketë shfaqur shenja të virusit “Covid-19”.

Dje në mbrëmje, në IEVP Reç, Shkodër, ka patur disa pretendime për kushte jo të mira në institucion nga disa persona të cilët nuk janë të dënuar me vendim gjykate, por persona që janë në sektorin e paraburgimit dhe që po hetohen për vepra penale të krimit të organizuar.

Pavarësisht kësaj, grupi i gatshëm i shëndetësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, si pjesë e Task forcës të ngritur tashmë me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, ka reaguar menjëherë duke kryer kontrollin e nevojshëm shëndetësor të gjithë personave të paraburgosur në këtë sektor dhe në përfundim nuk ka rezultuar asnjë person me shënja të virusit “Covid-19”.

Në respekt të transparencës me publikun sqarojmë se në vlerësim të situatës në të cilën ndodhemi, me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë janë marrë një sërë masash të shtuara mjekësore dhe në aspekt të sigurisë për të parandaluar dhe frenuar virusin “Covid-19” në 24 institucionet.

Duke pasur primare sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit të të gjithë të dënuarve, të paraburgosurve si dhe personelit që punon në IEVP-të përkatëse, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zbatuar dhe është në ndjekje të vazhdueshme të të gjitha urdhërave dhe udhezimeve të Ministrit të Drejtësisë si dhe në zbatim të Protokollit shtesë të shëndetësisë të miratuar.

Të 24 institucionet penitenciare janë dezinfektuar dhe në të gjitha ambjentet e brendshme po ndiqet një protokoll i rreptë lidhur me higjenizimin dhe higjenën personale të të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve kontrollohen nga ekipi shëndetësor përpara se të fillojnë detyrën si dhe pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse si maska, doreza, higjenizues, etj. Të gjitha institucionet janë furnizuar me pajisjet e duhura mbrojtëse dhe medikamentet kryesore në përputhje me protokollet shtesë dhe ka një ndjekje dhe kontroll rigoroz nga ekipi shëndetësor i Task forcës së MD.

Gjithashtu në të gjithë sektorët e regjimit të brendshëm janë vendosur mjete higjenizuese dhe në asnjë prej institucioneve nuk ka mungesë të artikujve të nevojshëm.

Të gjithë të dënuarit ose të paraburgosurit që hyjnë për herë të parë në sistemin e burgjeve, në bazë të urdhërit të Ministrit të Drejtësisë, kontrollohen nga komisioni i pritjes i cili përveç rregullave të parashikuar në ligj, verifikon gjendjen shëndetësore të tyre, historikun e takimeve apo lëvizjeve të tyre. Për këtë kategori personash pas kontrollit dhe vlerësimit, do të bëhet vendosja tyre në ambjentet e observimit për 14 ditë (kohë e njëjtë me kohëzgjatjen e karantinimit të sugjeruar për “Covid -19).

Gjithashtu janë evidentuar të gjithë personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike dhe po ushtrohet një vëmendje të shtuar me masa shtesë shëndetësore, duke i monitoruar ata në mënyrë periodike gjatë ditës për çdo shqetësim të paraqitur.

Pranë të gjitha institucioneve, psikologët dhe punonjësit social, po vazhdojnë të kryejnë seanca informuese me të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit, me qëllim për t’i informuar rreth virusit “Covid 19” dhe masat që duhen të zbatohen nga secili prej tyre. Gjithashtu, broshura informuese, janë afishuar në çdo sektor të regjimit të brendshëm dhe në ambjentet e banimit.

Ndërkohë, për një zbatim sa më të efektshëm të urdhërit të Ministrisë së Drejtësisë, Task Forca e Ministrisë së Drejtësisë së bashku me DPB ka ngritur grupe kontrolli të cilat po inspektojnë vazhdimisht të gjitha institucionet, me qëllim zbatimin me rigorozitet të të gjitha masave në mbrojtjen e shëndetit të personave.

Nga ana tjetër, me qëllim vijimin e komunikimit të të dënuarve me të afërmit e tyre, janë instaluar pajisjet e posaçme për të vijuar me një komunikim alternativ kontakti si: Shtimi i sasisë së minutave të komunikimit telefonik dhe tashmë me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë ka përfunduar instalimi dhe lidhja e kompjuterave në 24 institucionet të cilët mundësojnë komunikimin përmes platformës “Skype”. (për herë të parë në Shqipëri).

Gjatë këtyre ditëve janë kryer komunikimet e para dhe falënderojmë të gjithë familjarët që na kanë mbështetur në këtë kufizim me të dashurit e tyre, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të të burgosurve dhe të gjithë stafit të burgjeve.

Nisur nga situata e krijuar, apelojmë për me shumë përgjegjshmëri sa i përket përcjelljes së informacioneve mediatike, ku publikimi i lajmeve tendencioze, të rreme apo që deformojnë situatën, mund të rëndojë gjendjen emocionale të të burgosurve dhe të afërmve të tyre.

Tags: COVID 19koronavirusiministria e drejtesise
Previous Post

Edhe programet tv gjermane pa praninë e publikut në studio

Next Post

Raportimi i veçantë i gazetares së Top Channel, interviston familjen në shtëpinë e saj

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Raportimi i veçantë i gazetares së Top Channel, interviston familjen në shtëpinë e saj

Raportimi i veçantë i gazetares së Top Channel, interviston familjen në shtëpinë e saj

Kush tha që jemi vend i panjohur? Shihni deri ku i njohin Bujar Nishanin dhe Bamir Topin

Kush tha që jemi vend i panjohur? Shihni deri ku i njohin Bujar Nishanin dhe Bamir Topin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA