IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Të hënën nis shkolla, apeli i Manastirliut: Nuk do jetë e lehtë, duhet të mësohemi me maskën

by IMA Redaksia
2020/09/12
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Të hënën nis shkolla, apeli i Manastirliut: Nuk do jetë e lehtë, duhet të mësohemi me maskën

Sistemi shëndetësor ka kaluar në gatishmëri për ti bërë ballë një përkeqësimi të mundshëm të pandemisë pas rifillimit të shkollës më 14 shtator. Ministrja e Shëndetësisë në një mesazh me këtë rast bëri thirrje për zbatimin e masave anti-covid, por edhe për një bashkëpunim më të madh mes prindërve dhe mjekëve për ta bërë shkollën institucion të sigurt për shëndetin e fëmijëve.

ADVERTISEMENT

Strukturat shëndetësore janë vendosur në gjendje gatishmërie për tu përballur me një përkeqësim të mundshëm të situatës së pandemisë për shkak të rifillimit të shkollës.

Manastirliu: Periudha që po afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç forcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e vjeshtë-dimrit, kërkon gjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të frenuar përhapjen e Covid-19. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmeri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Në një mesazh para rikthimit të nxënësve në klasa, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për zbatimin e masave anti-covid.

Manastirliu: Duhet të mësohemi me maskën. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Të kontribuojmë të gjithë për shkolla më të sigurta, për shëndetin e fëmijëve tanë, të mësuesve dhe të gjithë komunitetit.

Manastirliu evidentoi faktin se tani më shumë se asnjëherë nevojitet bashkëpunimi i prindërve me mësuesit dhe personelin shëndetësor.

Manastirliu: Bëhuni bashkëpunëtorët e parë me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë.

Basha i kërkon qeverisë të testojë mësuesit për Covid

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpreh shqetësimin për masat gjysmake të marra sipas tij nga qeveria për fillimin e vitit të ri shkollor.

Basha nënvizon se ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve duhet të jetë parësore në situatën kur numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë.

Për këtë, ai i kërkon edhe njëherë qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor.

ADVERTISEMENT

Basha: Identifikimi dhe parandalimi i rasteve me COVID-19 nga stafi pedagogjik është tejet i rëndësishëm për të parandaluar zinxhirin e infektimit. Veç kësaj, procesi mësimor me disa turne e bën të domosdoshme rritjen e numrit të mësuesve në dispozicion të zhvillimit normal të shkollës.

Në kushtet aktuale të zhvillimit të mësimit, çdo mësues do të ketë më shumë ngarkesë për shkak të ndarjes së klasave në disa turne.

Ndaj, veç kujdesit për shëndetin, Basha thekson se qeveria duhet të marrë masa edhe për rritje të shpërblimit për stafin mësimor.

Source: OraNews.tv
Previous Post

Lëkundje tërmeti në Lezhë dhe Shkodër, ja sa ishte magnituda. U ndje edhe në Tiranë!

Next Post

Detaje nga ngjarja e rëndë e Pogradecit / Përdhunuesi donte ta trafikonte të miturën, 13-vjeçarja u ndihmua nga vajza e tij

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Detaje nga ngjarja e rëndë e Pogradecit / Përdhunuesi donte ta trafikonte të miturën, 13-vjeçarja u ndihmua nga vajza e tij

Detaje nga ngjarja e rëndë e Pogradecit / Përdhunuesi donte ta trafikonte të miturën, 13-vjeçarja u ndihmua nga vajza e tij

Fatos Klosi: Jam gati të dëshmoj për ngjarjen e Azemit, Berisha e di ç’ndodh po u hap dosja

Fatos Klosi: Jam gati të dëshmoj për ngjarjen e Azemit, Berisha e di ç’ndodh po u hap dosja

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA