Tea , Andi dhe Bearti nga spektakli “Për’puthen” kanë qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit. Personazhet në fjalë dolën çift nga emisioni ku kishin shkuar për të gjetur dashurinë, mirëpo rezultoi që e gjitha të ishte një farsë pasi vetëm pak ditë nga përfundimi i rrugëtimit të tyre ku gjetën personin e zemrës janë publikuar disa foto të Teas duke u puthur me Beartin.
Pas kësaj ka pasur shumë deklarata nga ana e Teas, ndërsa vëmendjen e ka marrë fotografia e fundit që ajo ka ndarë në rrjete sociale.
Ish konkurrentja ka publikuar një fotografi në ‘Instagram Story’ me motrën e Beartit, pra kunatën e saj dhe mesa duket lidhja e tyre ka arritur në një stad tjetër.