IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Dyshimet për çmimin e lartë dhe logon e vjedhur: Shpjegimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

by IMA Redaksia
2021/02/10
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Dyshimet për çmimin e lartë dhe logon e vjedhur: Shpjegimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Pas fotos që qarkulloi nëpër rrjete sociale, e cila krahasonte logon e re të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) me një logo të publikuar katër vite më parë në Freepik.com, TKOBAP u shpreh: “Në pamje të parë vërehet një ngjashmëri e madhe me logon e re të TKOBAP, çka me të drejtë ngre dyshime të arsyeshme për një plagjiaturë. Për këtë arsye po shpjegojmë më poshtë kontekstin dhe rrjedhën e procesit në të cilin TKOBAP është angazhuar për këtë projekt, si edhe masat që pritet të ndërmerren në lidhje me këtë rast.”

ADVERTISEMENT

Në lidhje me çmimin për fituesin e konkursit, 1,845,000 lekë, TKOBAP thotë:

“Në kuadrin e përurimit të rikonstruksionit të TKOBAP dhe rinovimit të imazhit të tij, më datë 20.11,2019, TKOBAP shpalli konkursin për krijimin e brand-it të ri, “Newbrand & Brandbook & Videokoncept i Newbrandi-it me fondin prej 1,537,500 lekë (1,845,000 lekë përfshirë TVSH-në), i cili doli si rezultat i ofertave të marra nga disa prej kompanive të marketingut në vend. Në kuadër të ketij konkursi, aplikantët duhet të dorezonin jo vetëm një logo, por një set produktesh marketingu si më poshtë:
– Koncepti dhe ideja e logos së re zyrtare të TKOBAP;
– Spot videokonceptual për Brand-in e TKOBAP;
– Sigla e identifikimit të TKOBAP-së, (audio&video) me të cilën kuptohet pjesa muzikore (e pa kënduar) e shoqëruar me pjesë vizuale, me kohëzgjatje të caktuar 15 sekonda;
– Sinjalistikat e objektit te institucionit TKOBAP, indoor dhe outdoor;
– Dizajni dhe prezantimi i posterave dhe billboard-eve, biletave, veshjeve të personelit të biletarisë, punonjësve të sallës dhe të pritjes në hyrje, suvenireve, broshurave prezantuese, kartëvizitave, materialeve promocionale, ftesat, stemës së TKOBAP etj.

ADVERTISEMENT

Në lidhje me kompanitë pjesëmarrëse:

“Në këtë konkurs morën pjesë 14 kompani të ndryshme prestigjoze, të cilat paraqitën punimet e tyre. Komisioni i vlerësimit përzgjodhi si kompani fituese kompanine Pika Pro sh.p.k, e cila sipas procedurës, vuri në dispozicion setin e lartpërmendur të produkteve të marketingut.”

TKOBAP nuk ka publikuar punimet e kompanive të tjera.

Në lidhje me mosverifikimin e logos:

“TKOBAP, ashtu si shumë institucione private dhe publike në vend dhe në botë, nuk ka kapacitetin dhe burime njerëzore të specializuara për të verifikuar origjinalitetin e një produkti marketingu siç është logoja. Plagjiaturat janë një realitet i hershëm i krijmtarisë botërore dhe është pikërisht për të zgjidhur situata të tilla, që mund të ndodhin rëndom dhe janë vështirësisht të evidentueshme në avancë, që çdo punim shoqërohet me anagazhime të forta mbi përgjegjësitë ligjore të origjinalitetit nga ana e autorëve. Prandaj, për të evituar këtë risk potencial, TKOBAP:

1. Ka përfshirë në kriteret e shpallura të këtij konkursi, pikën si vijon “…Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe autori duhet të pranojë përgjegjësi ligjore për sa i përket autenticitetit të punimeve të dorëzuara”, si edhe pikën si vijon “…Punimet dhe materialet do të dorëzohen të shoqëruara me një deklaratë autorësie si i vetmi zotërues dhe autor i tyre”. […]

3. Ka kërkuar dhe ka marrë nga ana e autorit, nënshkrimin e “Deklaratës së Autorsisë së New Brand-it të TKOBAP” nëpërmjet të cilës ky i fundit deklaron se të gjitha materialet që përbëjnë “New Brand-in” janë unike dhe krijimtari origjinale, të papublikuara dhe në pronë të agjensisë “Pika Pro” si autor i vetëm dhe posedues i të gjitha të drejtave ligjore që rrjedhin prej saj.”

Në lidhje me veprimet e mëtejshme:

“TKOBAP do të vendosë në funksion të gjithë mekanizmat ligjore dhe kontraktuale për adresimin juridik të këtij problemi, duke bërë përgjegjës autorin për të gjithë dëmin e shkaktuar, në rast se organet kompetente certifikojnë imazhin e logos së TKOBAP si plagjaturë.”

Reagimet e njerëzve

Nëpër komente, të shumtë janë njerëzit që theksojnë se nuk kërkon shumë njohuri për të kuptuar se kopja nuk është e ngjashme, sepse është identike. Të tjerë ironizojnë atë që TKOBAP e cilëson si “mungesë kapaciteti për të vërtetuar origjinalitetin e logos”.

Source: anabelmagazine.com
Previous Post

“Moshat e reja janë të shtruar me forma të rënda”, Najada Çomo thirrje popullatës: Mbani maskat, ne do ti shërbejmë edhe pacientit të fundit por…

Next Post

Tea zyrtarizon lidhjen me Beartin dhe takon familjarët e tij

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Tea zyrtarizon lidhjen me Beartin dhe takon familjarët e tij

Tea zyrtarizon lidhjen me Beartin dhe takon familjarët e tij

Dokumentari më i diskutuar i momentit: Britney Spears flet për herë të parë

Dokumentari më i diskutuar i momentit: Britney Spears flet për herë të parë

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA