IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Televizioni digital, kostot detyrojne televizionet lokale te mbyllin transmetimin

by IMA Redaksia
2019/11/10
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
Televizioni digital, kostot detyrojne televizionet lokale te mbyllin transmetimin

Kosto e lartë e transmetimit nëpërmjet një prej platformave numerike në vend – publike ose private, po i çon një pjesë të televizioneve lokale që kanë populluar treguan mediatik shqiptar drejt falimentimit, duke kufizuar larmishmërinë e ofertës televizive jashtë kryeqytetit.

ADVERTISEMENT

 

Në javën e parë të tetorit Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, urdhëroi mbylljen e transmetimeve televizive analoge në qarkun Durrës dhe Tiranë, duke e çuar në pesë numrin e qarqeve ku transmetimet analoge janë mbyllur – pasi më herët është fikur sinjali në Berat, Korçë e Fier.

Dixhitalizimi i transmetimeve televizive filloi në Shqipëri në vitin 2006 dhe procesi nuk është mbyllur akoma, por fikja e sinjalit analog në zonat më të populluara të vendit ka çuar dhe në mbylljen disa televizioneve lokale, të cilat janë përballur me kosto të papërballueshme për të vazhduar transmetimet nëpërmjet platformave numerike.

Një nga qarqet më të prekura nga mbyllja e televizioneve lokale ka qenë dhe Durrësi, zona e dytë më e populluar në Shqipëri pas kryeqytetit, ku të paktën 4 ekrane televizive janë mbyllur gjatë viteve të fundit, duke lënë pa informacion lokal qindra mijëra banorë.

Televizioni i fundit që fiku sinjalin është AdriaNet, i cili ia shiti licencën e tij një kompanie në industrinë e turizmit me seli në Tiranë. Televizionet e tjera të cilat kanë shitur licencat dhe kanë mbyllur transmetimet me karakter lokal në Durrës gjatë dekadës së fundit përfshijnë Teuta TV, Adriatik TV, Durrës TV dhe Real TV.

“Shumica e tyre, në kohë të ndryshme, e shitën frekuencën dhe ndonjëherë edhe asetet fizike,” shprehet Tristan Sherifi, kameramani veteran i qytetit bregdetar. “Ato ndryshuan emrin, u kthyen në stacione muzikore apo me drejtim arsimor dhe u zhvendosën në Tiranë,” shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Durrësi nuk është i vetmi qytet ku media audivizive vendore është në vështirësi. Ngjashëm me televizionit AdriaNet edhe televizionet në Kavajë rrezikojnë të mbyllen. Pronarët e këtyre mediave ankohen se përqendrimi i tregut te reklamës në televizionet kombëtare dhe kostot e lartë të transmetimit në platformat numerike e bënë financimin e këtyre mediave të papërballueshëm.

Në bazë të legjislacionit të vjetër dhe modelit që rregullonte funksionimin e mediave audiovizive, atij të vitit 1998, televizionet ndaheshin në kombëtarë, me të drejtën për të shpërndarë sinjalin në të gjithë territorin e vendit, dhe vendor, me të drejtën për të shpërndarë sinjalin në jo më shumë se territorin e dy qarqeve.

Me miratimin e strategjisë së dixhitalizimit dhe shpërndarjen e 7  frekuencave numerike nga AMA, pas fikjes së sinjalit analog televizionet lokale duhet të përfshihen në një nga platformat  ‘multiplekse’ numerike në treg, që janë RTSH, Digitalb dhe Tring TV.  Edhe kompania Klan TV ka një frekuence numerike, por televizioni në pronësi të saj transmetohet nëpërmjet platformës Tring TV.

“Televizionet dhe kompanitë mediatike, si RTSH, TV Klan, Tring dhe Digitalb, kanë përfituar gjashtë apo shtatë frekuencat me të cilat transmetojnë kryesisht produktet e tyre,” shprehet Edmond Luadhi, pronari i ‘Next-Tv’ në Kavajë.

Kostot e transmetimit në multiplekse janë të larta, çfarë po çon në mbylljen e disa televizioneve lokale. Për të transmetuar nëpërmjet multipleksit të RTSH-së, ato variojnë nga 365 euro në muaj për të transmetuar në Qarkun e Kukësit, në 1473 euro në muaj për të transmetuar në Qarkun e Elbasanit, deri në 2146 euro në muaj për të transmetuar në Qarkun e Durrësit apo në Qarkun e Tiranës. Në rast të transmetimit në disa qarqe njëkohësisht, tarifa përbën shumën e tarifave që AMA ka vendosur për secilin qark. Nga ana tjetër, tarifat e multiplekseve privatë – Digitalb dhe Tring TV, janë edhe më të larta se ato të transmetuesit publik.

Ndonëse legjislacioni e parashikonte që, nga 7 frekuenca numerike, një multipleks t’i lihej në dispozicion televizioneve lokalë, një e tillë nuk ndodhi kurrë, ndoshta për faj edhe të vetë televizioneve lokalë. Çdo multipleks duhet të licencohet si i tillë nga AMA, që do të thotë se televizionet lokalë duhet të bashkoheshin për të krijuar një subjekt më vete dhe të përfitonin atë licencë numerike. Njëkohësisht, ato duhet të bashkonin burimet e tyre financiare për ta ndërtuar rrjetin shpërndarës.

“Një frekuencë që mund të vihet në dispozicion të mediave audiovizive rajonale ka deri në 16 kanale, nga ku mund të transmetojnë disa stacione televizive lokale, të cilat mund të ndajnë së bashku kostot e transmetimit,” shpjegoi Luadhi.

Sipas Luadhit, fillimisht mendohej që një multipleks të tillë për televizionet vendore ta ndërtonte vetë AMA, por kjo nuk ka ndodhur.

“AMA ende nuk e ka ngritur infrastrukturën që duhet t’u shërbejë televizioneve lokalë,” tha ai.“Nëse mbështetesh në frekuencat kombëtare, kostot për televizionet lokale janë më të larta. Ndërsa infrastruktura që duhet të ofrojë AMA, sipas legjislacionit, kushton shumë më lirë,” shtoi biznesmeni nga Kavaja.

Nazmi Roli, konsulent për një televizion lokal në Kavajë, shprehet se gjendja financiare po i mbyll televizionet lokale.

“Televizionet nuk mundet të përballojnë shpenzimet e përhershme për stafin dhe investimet e vogla,” tha ai.

Ai thotë se, ndryshe nga Adrianet TV në Durrës, drejtuesi i televizionet ku ai punonte nuk e ka shitur frekuencën dhe licencën e 15 viteve më parë dhe vazhdon të shpresojë në mbështetjen financiare të Bashkisë së Kavajës apo të reklamave.

“Ka qenë një kontratë e pashkruar me qytetarët kavajas që e mban gjallë shpresën për ta rihapur një ditë atë,”tha Roli. “Megjithatë, edhe në këtë rast, shpresat për rifillimin e transmetimeve janë të pakta,” përfundoi ai.

Edmond Luadhi nënvijëzon se çdo ekran krijon një lidhje shpirtërore me shikuesin, por mbyllja e tyre shpesh është e pashmangshme. Ai mendon se kostot e një televizioni janë mjaft të larta dhe ato mund të shterojnë burimet financiare, edhe atëherë kur televizioni drejtohet nga një sipërmarrës i suksesshëm.

“Shpenzimet për një ekran rajonal, që transmeton bashkë me informacionin edhe emisione edukative lokale, duhet të gjejnë mbështetjen financiare të sponsorëve dhe të pushtetit vendor,” tha Luadhi “Fatkeqësisht, edhe reklamat e bizneseve të mëdha shkojnë kryesisht në televizionet kombëtare të Tiranës dhe, megjithëse tarifat e këtij shërbimi televiziv në kryeqytet janë shumë më të larta, më e lartë është edhe shikueshmëria e këtyre televizioneve,”

Vështirësinë e sipërmarrjes në media audiovizive vendore e pohon dhe Tristan Sherifi, i cili nënvijëzon se investitorët  në media, përveç të ardhurave të biznesit duket të kenë njëkohësisht në vëmendje dhe interesin publik.

“Një televizion lokal nuk është një ndërmarrje e lehtë dhe mundësia e falimentit është e pranishme njëlloj si në çdo biznes,”  tha Sherifi.

“Bashkë me rrezikun, drejtuesit e tij duhet të kenë parasysh edhe detyrimin qytetar përballë shikuesve të tyre,” përfundoi ai.

 

Previous Post

Mbyllet ‘Bypass Show’, emisioni satirik i aktorit Agim Bajko

Next Post

Braktisi ‘Top Channel’ në mes të sezonit, Eixhel Shkira përgatitet për emisionin e ri

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Braktisi ‘Top Channel’ në mes të sezonit, Eixhel Shkira përgatitet për emisionin e ri

Braktisi ‘Top Channel’ në mes të sezonit, Eixhel Shkira përgatitet për emisionin e ri

Trupa xhiruese e Top Channel dëbohet nga protesta e banorëve të Unazës së Re

Trupa xhiruese e Top Channel dëbohet nga protesta e banorëve të Unazës së Re

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA