IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Tërmeti dëmtoi Kalanë e Durrësit, specialistët: Synojmë restaurimin, pa prishur monumentin! (VIDEO)

by IMA Redaksia
2020/06/03
in AKTUALITET
Reading Time: 4 mins read
A A
Tërmeti dëmtoi Kalanë e Durrësit, specialistët: Synojmë restaurimin, pa prishur monumentin! (VIDEO)

Pas rrëzimit të mureve të kalasë së Durrësit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, specialistët e trashëgimisë po studiojnë arsyet e këtij dëmtimi. Pirro Thomo, Gjerak Karaiskaj, ing.gjeolog Skënder Allkja dhe konstruktori Arben Dervishi flasin për punën që janë duke bërë para se të hartojnë projektin e restaurimit të kullës C

ADVERTISEMENT

Kulla C e kalasë së Durrësit, e ndërtuar në shekullin V-VI nga perandori Anastas I, gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019 pësoi dëme të mëdha. Pesë muaj pas tërmetit, specialistët e trashëgimisë, përmes mbështetjes së qeverisë suedeze, nisën punën në terren për zhvendosjen e blloqeve që kanë rënë, edhe për të evidentuar shkaqet e këtij dëmi. Këto do të çojnë në hartimin e një plani studimor, e më tej të një projekti, që do të shërbejë për restaurimin e kalasë. Restauratori Pirro Thomo na shpjegon punën parapërgatitore, që janë duke bërë në terren.

“Tërmeti i 26 nëntorit solli dëmtime dhe në monumente. Por, këtu dëmtimi është shumë i madh, jo si në kullat e tjera. Ne akoma nuk kemi bërë projektin, sepse duam që të dimë, se përse erdhi kjo gjë? Masat që po marrim janë për të bërë studimin historik me profesor Gjerak Karaiskaj, që është eksperti më i mirë i kalave, që përcakton dhe fazat e ndryshme të ndërtimit të kalasë. Kemi anën studimore, që përfshin rrethimin e objektit, largimin e blloqeve, dokumentimin e blloqeve që kanë rënë. Heqjen e bimësisë, edhe pastaj do fillojmë studimet gjeologjike, që bashkohen me studimet arkeologjike”, rrëfen ndër të tjera profesor Pirro Thomo.

LEXO EDHE:
Apollon Baçe: ‘Arkitektura Ilire’ nga gadishulli i Istries në gjirin e Artës
Një ndër njohësit e paktë të fortifikimeve në Shqipëri, Gjerak Karaiskaj rrëfen tre epokat e rindërtimit të kalasë; bizantine, anzhuine edhe otomane.

“Këtu jemi para një gjendje katastrofike, sepse njëra nga pak kullat që ruheshin nga periudha e Anastasit është rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga rënia e blloqeve kanë dalë në pah edhe disa faza, që s’kanë qenë të dukshme. Kjo kullë ka rënë në tërmetin e vitit 1275, edhe pasi ka rënë është ndërtuar një mur, që nuk lidhej me murin tjetër të periudhës së Anastasit, por vetëm sa mbështetej atje, pa ndjekur komplet themelet e dikurshme. Linja e kullës së vjetër është jashtë kullës së periudhës së mëvonshme. Gjatë ndërtimit të këtij muri, që duhet të jetë ndërtuar nga anzhuinët, nuk u shfrytëzua themeli i vjetër, por është ruajtur forma, edhe pse ka një formë deformimi. Ka një farë habie, se përse nuk janë shfrytëzuar themelet e vjetra?”, shprehet profesor Karaiskaj.

Pyetjes, se përse ka rënë kjo kullë edhe nuk ranë kullat e tjera, Karaiskaj i përgjigjet se:

“Kjo ka rënë, sepse muri anzhuin nuk ka qenë i lidhur me murin e periudhës bizantine, por vetëm sa mbështetej atje. Themeli i murit anzhuin është më i cekët, sesa ai më parë. Teknikat e ndërtimit janë të ndryshme, e para me tulla, e dyta me gurë. Ndërsa, arsye tjetër është edhe bimësia, që ka përcaktuar ndarjen, pjesën e murit që do të binte. Edhe ajo që është më kryesoja është që poshtë murit ballorë, që do të binte nuk ka themel. Ajo që është kryesorja është që poshtë murit ballorë që ka qenë, nuk ka themele, se përse këtë do ta shikojmë? Nëse është përdorur për ndonjë arsye apo ka ndonjë zhytje të themelit? Kjo është dhe arsyeja kryesore e rënies së kullës, ndërsa këto të tjerat kanë ndihmuar”, thotë Karaiskaj.

Inxhinier gjeologu Skënder Allkja na tregon se si do të studioi nëntokën e kullës C të kalasë së Durrësit.

“Ne jemi këtu për të studiuar nëntokën. Durrësi dihet se ka depozitime të dobëta, por me kalimin e kohës mund të ketë pësuar ndonjë cedim që nuk është vrenjtur, edhe tërmeti ka bërë që të rrëzohej, por mund të jetë edhe një fenomen i lëngëzimit. Kjo do të thotë që nga tërmeti është lëngëzuar dhe strukturat pësojnë ulje. Para restaurimit do të bëjmë kontrollin e nëntokës deri në një thellësi 25 metra, që të llogaritet themeli edhe të ruhen muret historike”, shpjegon gjeologu Allkja.

ADVERTISEMENT

Konstruktori Arben Dervishi i konsideron delikate ndërhyrjet në monumentet e kulturës, prandaj ai shprehet se puna që do të bëhet në vijim, duhet bërë në mënyrë që të ruhet autenciteti gjatë projektit të ndërhyrjes.

“Fillimisht do merrmi me problematikat e provave, që duhet bërë në këtë objekt, pa bërë shkatërrime, por për të dhënë karakteristikat që të japim planin e përforcimeve të përkohshme. Objekti ka një çarje, që në rastin e një tërmeti (se dimë nëse do të ndodhë apo jo) të mundshëm mund të na i agravojë situatën. Fillimisht do të bëjmë përforcimet edhe do vendosim aparatura për të parë nëse kjo strukturë ka lëvizje të mëtejshme, edhe pasi të marrim të gjitha këto karakteristika do të japim edhe metodën se si do ta kthejmë në gjendje fillestare. Situata është pak e rëndë, por ne do ta gjejmë mënyrën që ta përforcojmë pa i prishur integritetin e monumentit të kulturës”, shprehet Dervishi.

Faza e parë studimore është 20 mijë euro, bashkë me hartimin e projektit do të shkojë 40 mijë euro. Shumë kjo e financuar nga qeveria suedeze, përmes organizatës suedeze jofitimprurëse Trashëgimia Kulturore pa Kufij (Cultural Heritage without Borders [CHwB]).

Source: Shqiptarja.com
Previous Post

Izet Haxhia mbetet në burg, Gjykata rrëzon kërkesën për revokimin e masës

Next Post

Pasi e denoncoi në polici për dhunë, Stresi “kërcënon” reperin Mato Lale

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Pasi e denoncoi në polici për dhunë, Stresi “kërcënon” reperin Mato Lale

Pasi e denoncoi në polici për dhunë, Stresi “kërcënon” reperin Mato Lale

Elgit Doda kundër kolegëve, ‘Jeni fasadë’

Elgit Doda kundër kolegëve, ‘Jeni fasadë’

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA