Thaçi dhe Veseli nën akuzë për krime lufte/ Shahini: UÇK-ja ushtri çlirimtare! Përpjekjet për të cenuar këtë vlerë të Kosovës duhet dënuar

Çdo përpjekje për të cenuar këtë vlerë të Kosovës duhet dënuar nga të gjithë”, kështu shprehet ministrja Besa Shahini për aktakuzat e ngritura nga Haga për krime lufte për presidentit e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish- kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

“Çdo përpjekje për të cenuar këtë vlerë të Kosovës duhet dënuar nga të gjithë”, kështu shprehet ministrja e Arsimit, Besa Shahini për aktakuzat e ngritura nga Haga për krime lufte për presidentit e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish- kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

“UÇK-ja ishte ushtri çlirimtare dhe mishërimi i përpjekjes për liri. Ajo është themeli i Republikës së Kosovës. Çdo përpjekje për të cenuar këtë vlerë të Kosovës duhet dënuar nga të gjithë”, shkruan Shahini.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi të mërkurën se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.