Ndryshe nga përmasat e tyre, suksesi i minionëve të verdhë duket se është shumë herë më i madh.
Fimi kryesisht për fëmijë, me subjekt pikërisht këto personazhe super gazmore, ka arritur të mposhtë për nga fitimet “Jurassic World” duke u pozicionuar kështu në krye të UK Box Office. Shuma e mbledhur nga minionët tanë të preferuar mendohet të jetë rreth 11.6 milionë paundë, ndërkohë që ajo e mbledhur nga dinosaurët e Jurassic World është rreth 5.8 milionë. Kujtojmë që kjo është vetëm java e parë e daljes në kinema e “The Minions”!
The Minions do të shfaqen në sallat e Cineplexx Albania duke filluar nga data 9 korrik 2015.
PËRMBAJTJA:
Gru është rekrutuar nga një organizatë për të ndaluar Scarlet Overkill, gruan super djallëzore, e cila së bashku me bashkëshortin e saj Herb, krijon një komplot për të pushtuar botën.