IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Themelohet “Aleanca për Media Etike”, iniciativa që synon vetërregullimit e medias

by IMA Redaksia
2020/02/15
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
Themelohet “Aleanca për Media Etike”, iniciativa që synon vetërregullimit e medias

“Aleanca për Media Etike ” është nisma e ndërmarrë dje nga mediat që synon vetë-rregullimin dhe respektimin e kodit të etikës së gazetarit.

ADVERTISEMENT

Ky organizim i Këshillit të Medias vjen paralelisht me propozimin e qeverisë shqiptare për ligjet e shumëdebatuara të paketës “anti-shpifje”.

Në takimin e organizuar për shpalljen e kësaj aleance ishin të pranishëm ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, Ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Znj. Guusje Korthals Altes, Adeline Hulin nga UNESCO, Olsi Dekovi nga Zyra e Këshillit të Europës si dhe 19 media të cilat janë bërë pjesë e kësaj aleance.

Ambasadori Soreca u shpreh se kjo iniciativë për vetë rregullim është mjaft i mirëpritur nga BE-ja, pasi për vite me radhë ceshtjet problematike që lidhen me lirinë e shprehejs, presionin politik dhe ekonomik, kontratat e gazetarëve dhe raportimi i papërgjegjshëm kanë qenë mjaft evidente.

ADVERTISEMENT

“…. si një zgjidhje për shumë çështje që lidhen me mediat shqiptare, Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE këtu kanë këshilluar vazhdimisht vetë-rregullimin. Është mjeti më i mirë për të promovuar informacione cilësore, trajtimin e dezinformatave dhe shpifjeve, ruajtjen e lirisë së editorialit dhe forcimin e besueshmërisë së mediave”.


Soreca theksoi më tej se nismat ligjore te qeverisë kanë qenë shqetësuese.

“Siç e dini të gjithë, ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësimet tona në lidhje me nismat e vazhdueshme ligjore të Qeverisë për të ndryshuar legjislacionin e shërbimeve mediatike. BE ka kërkuar që kjo iniciativë të adresojë rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe, në përgjithësi, të përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave. Kjo ende duhet të sigurohet”.

Aleanca për Media Etike synon respektimi e të drejtës së autorit kundrejt anëtarëve të aleancës, por dhe mediave të tjera, bazuar në Kodin e Etikës por edhe në nenin 80 të ligjit 35/2016.

Në strukturës e kësaj Aleanca do të funksionojë edhe një Bord i Etikës me 5 anëtarë të pranuar nga të gjithë për integritetin dhe pa-anshmërinë e tyre. Ky bord do të zgjidhet brenda muajit shkurt.

Ndërsa në fillim të muajit mars do të funksionojë sistemi i ankesave i cili do të vendoset në cdo faqe të medieve anëtare. Me anë të një butoni me logon e Aleancës cdo qytetar do të ketë të drejtën për t’u ankuan në lidhje me shkeljet e etikës.

19 mediet e anëtarësuara deri më tani në Alenacë janë: ABC News, Citizens-Channel.com, Gazetadita.al, Droni.al, Dosja.al, Exit.al, Faktoje.com, Javaneës.al, Gazeta-Shqip.com, Lapsi.al, Liberale.al, Mapo.al, Opinion.al, Ora Neës, ORA TV, Politiko.al, Shqiptarja.com, Syri.net dhe Report TV, të cilat janë dakordësuar për të respektuar së bashku Kodin e Etikës së Gazetarit dhe të drejtën e autorit.

*Citizesnc Channel /E.K/

AuthorCitizens Channel
Posted onFebruary 13, 2020
CategoriesLigji, Slider
TagsAleanca per Media Etike, BE, Ligji, Luigi Soreca, veterregullim

Previous Post

Mashtrimet e Alban Jahos me Digitalb, kallëzohet penalisht në Prokurori

Next Post

Në Kurthin e Peter Pan rikthehet në Tv Klan

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Në Kurthin e Peter Pan rikthehet në Tv Klan

Në Kurthin e Peter Pan rikthehet në Tv Klan

Gazetarja e Ora News, Sonila Musaj kërkon ndjekje penale për punonjësin e Veliajt

Gazetarja e Ora News, Sonila Musaj kërkon ndjekje penale për punonjësin e Veliajt

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA