IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Mashtrimet e Alban Jahos me Digitalb, kallëzohet penalisht në Prokurori

by IMA Redaksia
2020/02/15
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
Mashtrimet e Alban Jahos me Digitalb, kallëzohet penalisht në Prokurori

Mashtrimet e Alban Jahos me “Digitalb”, kallëzohet penalisht në Prokurori

ADVERTISEMENT

Ish-administratori i DigitAlb, Alban Jaho është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kallëzimi, të cilin Gazeta SHQIP e disponon, është bërë nga administratorja e DigitAlb, Vjollca Hoxha, lidhur me shkelet e rënda që Jaho ka kryer në dëm të kompanisë, kryesisht në lidhje me transaksionin e blerjes së SuperSport. Në kallëzim thuhet se Jaho i ka dhënë hua pa interes “Super Sport”. Nga viti 2010-2012 kjo hua është rritur dhe në vitet 2012-2013 balanca e huasë ka mbetur pothuajse e njëjtë.

“Duke marrë në konsideratë se “SuperSport ”është me status pasiv nga 2012 dhe me bilanc negativ, Digitalb duhej të testonte dhe më pas të provigjiononte për borxh të keq huanë e dhënë ndaj “SS”. Duke patur parasysh që në vitin 2013 vlera e huasë është afersisht 237 milionë Lekë, ndikimi në fitim të deklaruar do të ishte i konsiderueshëm, për rrjedhojë do të ulte dhe vlerën e kapitalit neto”

Sipas përllogaritjeve provizore, Alban Jaho ka përvetësuar 430 milionë lekë nga DigitAlb, ndërkohë gjykata ka vendosur pezullimin e 3% të aksioneve që ai kishte në këtë kompani.

Në kallëzimin penal jepen të dhëna të sakta sesi Alban Jaho në bashkëpunim me eksperten kontabël, drejtoreshën e Financave dhe audituesit kanë tjetërsuar pasqyrat financiare të DigitAlb.

“Në të gjitha vitet, në ekzistencen lehtësisht të dukshme të keqraportimve materiale të përhapura dhepërsëritura,në kundërshtim me SNRF dhe standardet ndërkombëtare të auditimit,audituesit e jashtëm kanë dhënë një opinion të pakualifikuar, ndërkohë që pasqyrat financiare nuk jepnin një pamje të drejtë dhe informacion të plotë për përdoruesit/vendimarrësit në Asamblenë e Aksionerëve”, thuhet në Kallëzim.

Pas shkarkimit të Alban Jahos, është ushtruar një kontroll i brendshëm i aktivitetit tregtar të DigitAlb dhe veprimeve që ishin kryer ndërkohë nga administrimi i mëparshëm, me qëllim vijimin e zbatimit të vendimeve të Asamblesë së aksionerëve për mbarëvajtjen e Shoqërisë.

Shkeljet e Alban Jahos, mashtrimi me transaksionin e blerjes së SuperSport

Nga një kontroll paraprak i llogarive, zbatueshmërisë së kontratave, vendimeve të administratorit dhe përputhjen e tyre me realitetin e brendshëm të Shoqërisë është konstatuar se nuk përputheshin të dhënat e raportuara nga administratori Alban Jaho, të cilat tashmë ishin kontabilizuar, me ato që faktikisht ishin evidente. Sipas kallëzimit, shkeljet më të mëdha janë konstatuar kryesisht në lidhje me transaksionin e blerjes se SuperSport.

“Problematikat serioze në lidhje me raportimin e blerjes së kompanisë Super Sport (njohjes fillestare dhe matjes së mëtejshme), të cilat si rezultat i moszbatimit të kërkesave të standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar dhe auditimit, nuk janë as detektuar dhe as parandaluar, përkundrazi dëmi i shkaktuar aksionerëve është zmadhuar si rezultat i vendimmarrjeve të ndërmarra bazuar në pasqyra financiare me keqraportime materiale dhe të përhapura”, thuhet në kallëzim.

Më tej thuhet se “Ekzistenca e keqraportimeve materiale, në dijeni dhe mosveprim në kushtet e konfliktit të dokumentuar të interesit, për transaksione qartësisht më palë të lidhura, ndikuar nga impakti që këto keqraportime nëse do rregulloheshin do kishin në dhënien e dividentit edhe për vetë drejtimin, ka dëmtuar rëndë interesat e shoqërisë dhe aksionerëve të saj, jo vetëm si rrjedhojë e vendimeve të ndërmarra bazuar në këto keqraportime por edhe në vijim si rezultat i akumulimit të vlerave të këqraportuara ndërvite, të cilat do të ndikojnë në pozicionin financiar të shoqërisë dhe aksionerëve të saj”.

Në kallëzimin penal ndaj Alban Jahos, pas eskpertizës së brendshme të DigitAlb, konstatohen 28 shkelje të rënda, të cilat ngarkojnë me përgjegjësi direkte Alban Jahon.

Veprimet dhe mosveprimet në lidhje me transaksionet ndërmjet “Super Sport” dhe DigitAlb dhe shkeljet materiale në raportimin e tyre, të vlerësuara jo vetëm individualisht por edhe në tërësi gjatë viteve, tregojnë qartë implikimet e rënda të atyre që duhet të siguronin pastërtinë e aspekteve financiare.

Disa nga shkeljet

-Në vitin 2010, kur DigitAlb ka blerë “SuperSport”, duhet të paraqiste në shënimet e saj shpjeguese transaksionin e blerjes dhe transkasionet që DigitAlb ka patur me SuperSport gjatë vitit 2010. Në vitin 2010 Shoqëria nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me palët e lidhura, si rrjedhojë as transaksionin e bërë me “SS”.

-Shoqëria ka një hua nga Union Bank që është dhe palë e lidhur dhe në asnjë vit nuk ka paraqitur shumën e interesit të paguar për këtë hua.

-Bazuar në Pasqyrën Financiare të viteve 2010-2012, DigitAlb i ka dhënë hua pa interes “Super Sport”. Nga viti 2010-2012 kjo hua është rritur dhe në vitet 2012-2013 balanca e huasë ka mbetur pothuajse e njëjtë. “Duke marrë në konsideratë se “SuperSport ”është me status pasiv nga 2012 dhe me bilanc negativ, Digitalb duhej të testonte dhe më pas të provigjiononte për borxh të keq huanë e dhënë ndaj “SS”. Duke patur parasysh që në vitin 2013 vlera e huasë është afersisht 237 milionë Lekë, ndikimi në fitim të deklaruar do të ishte i konsiderueshëm, për rrjedhojë do të ulte dhe vlerën e kapitalit neto”, thuhet në kallëzim.

-Duke qenë se DGA ka blerë 100% aksionet e “SS” duke mos konsideruar fare materialitetin për nga ana e madhësisë, ky transaksion është material për nga natyra e tij. Duke filluar nga viti 2013 dhe deri në vitin 2018, DGA e ka paraqitur Emrin e Mirë bashkë me aktive të tjera jo materiale (jo një zë me vete). Bazuar tek SNK 1, kur një zëështë material duhet të paraqitet veçmas nga zërat e tjerë materialë, pra Emri i Mirë duhet të paraqitej zë më vete në pasqyrën e pozicionit financiar.

-Në PF të vitit 2010, 2011, 2012 nuk janë paraqitur politikat kontabël për njohjen fillestare dhe matjen e mëtejshme të investimeve financiare dhe provizionimit për borxhin e keq në lidhje me transaksionin me “SuperSport”.

ADVERTISEMENT

Nga veprimet dhe mosveprimet, Alban Jaho bashke me të kallëzuarit që kishin detyrimin që të kontrollonin dhe zbatonin politikat tregtare të Shoqërisë, kanë bërë të kundërtën duke i shkaktuar Shoqërisë dëme financiare kolosale.

Në kallëzim thuhet se Alban Jaho, i cili ka qenë administratori i shoqërisë “DIGIT-ALB”, për vitet ushtrimore 2010 – 2018 në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi të sipërcituara dhe specifikisht nga momenti i transaksionit në blerjen e “SuperSport”, pasi kishte përgjegjësi direkte administrimin e Shoqërisë, do të duhet të kërkonte që drejtimi i shoqërisë“DIGIT-ALB” sha të thërriste mbledhjen e Asamblesë të përgjithshme të aksionerëve me qëllim për të shqyrtuar nëse shoqëria duhej të prishej ose për marrjen e masave të tjera të nevojshme e të përshtatshme, pra për të rritur kapitalin themeltar të shoqërisë së paku në kufijte që parashikonte ligji.

Veprimet e ish -Administratorit Jaho janë plotësisht të provuara si të qëllimshme, në keqbesim dhe të atilla që kanë sjellë për Shoqërinë pasoja të çrregullimit kontabël duke mos aplikuar standartet dhe parimet e konsolidimit tregtar të nje subjekti tregtar e më tej pasojat e rënda në aspektin financiar.

“Për të gjithë të kallzuarit rezulton e dukshme dhe e provuar që të jenë shkelur me dashje në mënyrë vazhduese e ligjit, e Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit e”Standardeve Kontabël Ndërkombëtare (SKN) dhe e “Standardeteve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF)”, thuhet në konkluzionet e kallëzimit penal.

©Copyright Gazeta SHQIP

Tags: Alban JahoDigitalbVjollca Hoxha
Previous Post

Top 10 filmat që duhet ti shikoj secili ekonomist

Next Post

Themelohet “Aleanca për Media Etike”, iniciativa që synon vetërregullimit e medias

TË NGJASHME

Renato Mekolli thyen heshtjen: “Kjo është jeta ime e dytë” – rrëfimi i fortë nga Miami
TELEVIZION

Renato Mekolli thyen heshtjen: “Kjo është jeta ime e dytë” – rrëfimi i fortë nga Miami

Shefi i njohur i kuzhinës dhe figura televizive Renato Mekolli ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, menjëherë pas rihapjes...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Fabrizio Corona sulmon Maria De Filippi për largimin e Belen Rodriguez nga Mediaset: “Ja si e humbi punën”
TELEVIZION

Fabrizio Corona sulmon Maria De Filippi për largimin e Belen Rodriguez nga Mediaset: “Ja si e humbi punën”

Një tjetër stuhi mediatike ka përfshirë televizionin italian, pas deklaratave të forta të Fabrizio Corona, i cili ka akuzuar hapur...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton shitjen e Tring TV – blerësi është pronar i Artmotion në Kosovë
TELEVIZION

Autoriteti i Konkurrencës miraton shitjen e Tring TV – blerësi është pronar i Artmotion në Kosovë

Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë **pëlqimin zyrtar për blerjen e platformës televizive me pagesë Tring TV nga një kompani të...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Luana Vjollca për L’Officiel UK: nga ikona e ekranit te CEO vizionare
TELEVIZION

Luana Vjollca për L’Officiel UK: nga ikona e ekranit te CEO vizionare

Moderatorja, producentja dhe sipërmarrësja shqiptare Luana Vjollca është protagonistja e një interviste të veçantë për L’Officiel UK, ku prezantohet si...

by IMA Redaksia
Jan 26, 2026
Pretendime për ndërprerje të shpeshta në “Big Brother VIP Kosova”: Çfarë raportohet për festën dhe incidentet brenda shtëpisë
InfoMedia Kosova

Pretendime për ndërprerje të shpeshta në “Big Brother VIP Kosova”: Çfarë raportohet për festën dhe incidentet brenda shtëpisë

Në orët e fundit, në rrjetet sociale ka qarkulluar një postim i gazetarit Labinot Nimani, ku pretendohet se gjatë një...

by IMA Redaksia
Jan 23, 2026
Opinion rikthehet në ekran me Edi Ramën të ftuar
TELEVIZION

Opinion rikthehet në ekran me Edi Ramën të ftuar

Pas pushimit veror, talk-show më i ndjekur politik në vend, “Opinion”, rikthehet sonte në ekranin e TV Klan.Në orën 21:00,...

by IMA Redaksia
Sht 4, 2025
Next Post
Themelohet “Aleanca për Media Etike”, iniciativa që synon vetërregullimit e medias

Themelohet “Aleanca për Media Etike”, iniciativa që synon vetërregullimit e medias

Në Kurthin e Peter Pan rikthehet në Tv Klan

Në Kurthin e Peter Pan rikthehet në Tv Klan

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA