Tina Turner rikthehet në skenë me një remix të “What’s Love Got To Do With It”. Kënga do të publikohet në 17 korrik dhe është rezultat i një bashkëpunimi me producentin norvegjez DJ Kygo.
Të njëjtin vit të kaluar ai bëri një remix të këngës së Whitney Houston “Higher Love”. Njoftimi është bërë nga DJ Kygo me një postim në Instagram ku shfaqet me rockeren amerikane dhe titullin e hitit të vitit 1984.