Duke filluar që nga data 18 Korrik sipas një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë u shpreh se orari për raportimin e situatës së COVID-19 do të ishte tashmë në orën 16.30. Ditën e djeshme, e shtunë, 18 Mars u bë dalja publike e rradhës që tashmë është bërë rutinë për raportimin e COVID-19.
Sipas deklaratës së dhënë nga Dr. Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të djeshme ishin testuar 501 qytetarë nga ku kishin rezultuar pozitivë 102 qytetarë. Mirëpo, nga të dhënat e detajuara në bazë të personave pozitivë/qytet, shifra del me 13 persona më pak çfarë vendos në kontradiktë numrin e rasteve pozitive.
Sipas një llogaritjeje të thjeshtë, bazuar në rastet e qytetarëve pozitivë për çdo qytet shifra rezulton të jetë 89 qytetarë.
Tiranë 67
Shkodër 5
Krujë 4
Berat 2
Kavajë 2
Peqin 2
Durrës 1
Has 1
Korçë 1
Lezhë 1
Lushnjë 1
Vlorë 1
Sarandë 1
Llogaritja matematikore: 67+5+4+2+2+2+1+1+1+1+1+1+1=89
Edhe pse ky gabim mund të ishte kapur nga të gjithë, mediat televizive raportuan lajmin duke dhënë shifrën e dhënë nga deklarata. Ndërkohë që kemi një gabim me 13 veta diferencë numër ky që mbetet enigmë dhe domosdoshmërisht duhet sqaruar nga ana e Ministrisë./InfoMediaAlbania/