Shifrat e të prekurve me Covid-19 janë shqetësuese në Tiranë. Nga 3779 të sëmurë aktivë, 2066 prej tyre janë nga Kryeqyteti . Hartës së zonës së kuqe referuar të dhënave zyrtare i janë shtuar “ Kodra e Dielllit”, “Komuna e Parisit”, dhe zona e ish-Bllokut.
Situata aktuale, në 24 orët e një dite më parë nga 857 testim të kryera kanë rezultuar pozitiv 123 qytetarë të prekur.
Shpërndarja gjeografike e të ifektuarve rezulton si më poshtë 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.
Të premten janë regjistruar dhe 5 humbje jete të reja duke e çuar numrin e personave të vdekur në 306 që nga fillimi i pandemisë.
Në dy spitalet Covid aktualisht po marrin trajtim 210 pacientë.








