Eugena Tomini, shefe e shërbimit të epidemiologjisë në ISHP thotë se COVID-19 ka gjetur terren në kohën kur nuk po respektohen rregullat e distancimit social. Në një intervistë për News24, Tomini tha se pritet një rritje e numri të të infektuarve.
“Virusi ka gjetur terrenin e përshtatshëm për shkak të mos respektimit të masave” – tha ajo.
“Në 10 ditët e fundit është parë që kemi mbi 60% ta rasteve që kanë simptoma dhe sëmundje të tjera që kërkojnë shtrim. Infektivi ka kapacitete.
Unë s’do e quaja valë të dytë, por një intensitet në rritje të rasteve me COVID-19. Parashikohet që strukturat kufitare do të ndjekin protokollet për rastet që vijnë qoftë nga vendet që kanë rrezikshmëri, por dhe vendet e tjera.
Të gjitha strukturat shëndetësore janë në alert. Parashikojmë që strukturat kufitare do të jenë në angazhim të plotë” – tha Tomini.