Top Channel sjell në live streaming Top News

Top Channel së fundmi ka shtuar në faqen zyrtare në internet top-channel.tv kanalin e dytë të tij dedikuar lajmeve në live-streaming, Top News.

Prej kohësh TCH ka bërë faza testuese duke e finalizuar tashmë me mundësinë e ndjekjes së kanalit drejtëpërdrejtë në kohë reale për të gjithë.

Top News është një projekt i nisur nga Dritan Hoxha, themeluesi i ndjerë i televizionit kombëtar me synimin për të qenë një televizion lider për informacionin në shqipëri, por që prej kohësh e ka humbur audiencën dhe interesin e shikuesëve në konkurencën e madhe të tregut mediatik.

Kanali informativ transmeton 24 orë lajme nga të gjitha fushat për Shqipërinë, Rajonin dhe Botën. Ai është falas gjithashtu edhe në platformën digjitale Digitalb si edhe në transmetimet digjitale./IMA/

REKLAMA
loading...

1 Koment

  1. “Rtsh 24” mund te behet lider ne treg per arsyje se esht tek paketa Rtsh dhe do jete falas ne toksor, satelit dhe streaming.

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.