Top Talent do të ketë një sezon të dytë dhe vjen me një kategori të re.
Formati origjinal i Top Channel rikthehet së shpejti në ekran në sezonin e ri. Talent Show në kërkim të Gazetarëve, Prezantuesve, këtë vit do të ketë edhe një kategori të re si, atë të Interpretuesve në zhanre të ndryshme.
https://www.instagram.com/p/BtN9_u3nAfQ/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=1gvud3r21m0t3
Top Talent rikthehet në ekranin e Top Channel në një format ndryshe në sezonin e dytë që do të marrë përmasat e një spektakli të vërtetë.
Aplikimet për tu bërë pjesë janë hapur deri në datë 20 shkurt 2019. Për të aplikuar mjafton të vizitoni web-in e Top Channel.