Mungojnë vetëm pak javë nga fillimi i xhirimeve të “Fast and Furious 9”, por serialit do t’i mungojë një prej figurave më të dashur. Dwayne Johnson i njohur ndryshe si “The Rock” ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e filmit të ri. Gjatë një interviste të dhënë për MTV, 46-vjeçari ka ngritur dyshimet se “familja e madhe” e “Fast and Furious” ka përçarje.
“Plani që në fillim ka qenë që Universi i “Fast and Furious” të rritej dhe të zgjerohej. Por unë s’jam ende gati për të nisur xhirimet e “Fast 9”. Se ç’do të ndodhë në “Fast 10” e më tej ende nuk i dihet dhe nuk mund ta parashikojmë… mund të ndodhë gjithçka”.
Dy vendet e para të zbuluara ku do të zhvillohen xhirimet e sagës janë Londra dhe Hawaii. Xhirimet episodit të nëntë të “Fast and Furious”, do të nisin në muajin prill ndërsa pritet që të jetë i gatshëm për publikun në vitin 2020.
Marrë nga Tv Klan