Vitet e fundit platforma të shumta digitale IPTV dhe kabllore gjenerojnë të ardhura në kurriz të dy platformave kryesore në vend. Para kësaj vjedhje të vazhdueshme autoritet përkatëse ende nuk kanë marrë masa për parandalimin e tyre e ndërsa ato vazhdojnë të jenë aktive jo vetëm në Shqipëri por edhe diasporë, në fund ata që do të demtohen përveç dy kompanive nga të cilat vjedhin programet, do të jenë vetë konsumatorët. E ndërkohë që autoritet të bëjne diçka, vetë platformat, fillimisht Digitalb, e tashmë Tring kanë nisur transmetimin e spoteve denoncuese kundrejt këtyre “kërpudhave” digital-e duke ftuar abonentët t’i thonë “jo piraterisë”. Një fushatë që aq sa “bombarduese” në kohë ka treguar që është pak efektive pasi të gjithë vazhdojnë të bëhen pre e këtyre platformave.
Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...







