IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

TV Klan hap departament të dedikuar për ankesat e publikut

nga Rezalt Justin Kasaj
2019/02/04
në Televizion
Koha e Leximit: 5 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Mos zbatimi i ligjit nga OSHMA-të (Operatorët e Shpërndarjes së Medias Audio-Vizive) ka bërë që shpesh Autoriteti i Mediave Audiovizuale të kryejë takime të shumta përsa i përket mbarëvatjes së tij. Pak kohë më parë, takimi i fundit që AMA zhvilloi ishte përsa i përket reklamave të medikamenteve farmaceutike, ku i tërhoqi vëmendjen televizioneve për moskorrektësinë dhe mungesën e elementeve të detyruara që reklamat e kësaj kategorie duhet të përmbajnë.

REKLAMA

TV Klan, jo pak herë ka qenë një ndër mediat të cilat kanë marrë vrejtje të shumta nga AMA përsa i përket programeve që transmeton, më së shumti “Zonë e Lirë”. Duke u nisur dhe nga ky fakt TV Klan, bëhet i pari televizion në vend që pranon të gjitha vrejtjet dhe sugjerimet përsa i përket programacionit. Në një seksion të dedikuar në faqen web, TV Klan jep informacion të plotë lidhur me ankesat që publiku mund të ketë rreth programeve të televizionit si prekur ndaj një programi të caktuar ose ankesa të përgjithshme.

“Më poshtë njoftimi i TV KLAN:

A. ANKESAT PËR PROGRAMET E TRANSMETUARA

1. TV Klan do të shqyrtojë çdo ankesë të arsyetuar, të paraqitur me shkrim nga çdo person, për programet e transmetuar prej tij. Ankesa duhet të përmbajë të dhëna të rëndësishme, për fakte dhe rrethana mbi cënimin nga OSHMA- të, të detyrimeve të parashikuara në nenin 33 të ligjit nr. 97/2013, dhe rregulloreve të transmetimit të përcaktuara sipas nenit 47 të tij.
2. Ankesa duhet të paraqitet në përputhje me formularin e ankesës i cili duhet të përmbajë minimalisht këto elemente:
a. Të dhëna mbi ankuesin, të identifikuar në mënyrë të qartë;
b. Përshkrimin e shkeljeve të supozuara apo rrethanave konkrete të pretenduara, datën dhe orën e transmetimit të programit;
Formulari i ankesës mund të shkarkohet këtu, dhe duhet të paraqitet me postë në adresën “TV Klan,
Rruga Aleksander Moisiu, Nr. 97, Tiranë, Shqipëri” ose në adresën e postës elektronike:
ankesa@tvklan.al.
3. Në rast se ankesa nuk përmbush kriteret formale të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 si më sipër, Bordi i Shqyrtimit të Ankesave, brenda 2 ditëve nga mbërritja e ankesës, kërkon plotësimin e të metave të ankesës. Në rast mosplotësimi të të metave brenda këtij afati kohor, TV Klan do të refuzojë shqyrtimin e ankesës së depozituar.
4. Bordi i Shqyrtimit të Ankesave shqyrton ankesën e depozituar brenda 5 ditësh pune nga paraqitja e saj. Pëer çdo paqartësi, Bordi i Shqyrtimit të Ankesave mund t’i drejtohet Këshillit të Ankesave në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA).
5. TV Klan i kthen përgjigje ankuesit brenda 30 ditëve nga marrja e ankesës së paraqitur në përputhje me kriteret formale në pikat 1 dhe 2, për programet e transmetuara prej tij.

B. USHTRIMI I SË DREJTËS SË PËRGJIGJES

REKLAMA

6. Çdo person fizik apo juridik, dinjiteti dhe reputacioni i të cilit janë prekur nga publikimi i fakteve dhe informacioneve jo të sakta në një transmetim të TV Klan, ka të drejtën e përgjigjes (replikës).
7. Personi që kërkon të drejtën e përgjigjes, duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim, drejtuar TV Klan duke parashtruar arsyet dhe faktet me të cilat provon pretendimin e tij. Kërkesës duhet t’i bashkangjitet çdo dokument që vërteton pretendimet e personit që kërkon të drejtën e përgjigjes. Dokumentat duhet të jenë origjinale ose fotokopje të noterizuara. Kërkesa duhet të paraqitet me postë në adresën “TV Klan, Rruga Aleksander Moisiu, Nr. 97, Tiranë, Shqipëri” ose në adresën e postës elektronike:
ankesa@tvklan.al .
8. Kërkesa për të drejtën e përgjigjes duhet të paraqitet tek TV Klan, brenda 10 ditëve nga dita e transmetimit, të cilit i adresohet kjo kërkesë.

9. TV Klan, brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës, vendos për ushtrimin ose refuzimin e së drejtës sëpërgjigjes, duke e njoftuar me shkrim kërkuesin lidhur me vendimin e marrë si më sipër.
10. TV Klan mund të refuzojë të drejtën e përgjigjes kur:
a) vlerëson se ajo është abuzive dhe e pabazuar, apo e bërë në keqbesim;
b) e drejta e kërkuar për përgjigje është opinion personal i personit dhe s’ka të bëjë me rregullimin e  ndonjë lajmi me karakter fakti apo informacioni;
c) e drejta e kërkuar për përgjigje përmban parashtrimin e fakteve dhe informacioneve të rreme;
d) e drejta e kërkuar për përgjigje është bërë për të kërkuar parandalimin e veprimeve të pritshme apo që s’kanë ndodhur ende;
e) përmbushja e së drejtës për përgjigje përfshin një ndëshkim, kapërcen rregullat e mirësjelljes, apo sjell dënimin e ofruesit të shërbimit mediatik në një proces gjyqësor civil;
f) përmbushja e së drejtës për përgjigje sjell shkeljen e kushteve të licencës së transmetimit së OSHMA-së;
g) personi i dëmtuar nga informacioni i kundërshtuar nuk ka interes të ligjshëm në momentin e kërkesës për ushtrimin e së drejtës së përgjigjes;
h) transmetimi i kundërshtuar përmban një thënie apo deklarim të personit të prekur, të tillë që konsiderohet i barasvlershëm me vetë përgjigjen e kërkuar ose kur personi ka dhënë pëlqimin paraprak në një mënyrë formale lidhur me përmbajtjen e transmetimit;
i) një korrigjim i barasvlershëm i të dhënave të informacionit të kundërshtuar është bërë paraprakisht dhe për këtë është njoftuar personi i prekur;
j) përmbajtja e përgjigjes së kërkuar dhunon të drejtat e një pale të tretë;
k) çështja objekt ankese lidhet me thëniet gjatë veprimtarive parlamentare, zhvillimit të seancave gjyqësore apo transmetimit të veprimtarive të subjekteve politike;
l) transmetimi i së drejtës për përgjigje nuk është në interes të publikut;
m) kërkesa është paraqitur në tejkalim të afatit;
n) kërkesa është paraqitur në mënyrë anonime.
11. Nëse brenda afatit 10 ditor të përcaktuar në pikën 9 të ketij neni, kërkuesi nuk merr një përgjigje, prezumohet se TV Klan e ka refuzuar kërkesën.
12. Nëse TV Klan vendos për ushtrimin e të drejtës së përgjigjes nga personi që e ka kërkuar, ai duhet të transmetojë përgjigjen brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës. E drejta e përgjigjes duhet të paraqesë se në çfarë mase informacioni i paraqitur gjatë transmetimit është jo korrekt dhe mashtrues dhe të kufizohet në pohimin e fakteve të nevojshme për korrigjimin e fakteve apo informacioneve të pavërteta.
13. Për realizimin e kërkesës së ushtrimit të së drejtës së përgjigjes, TV Klan nuk do të aplikojë asnjë lloj tarife.
14. Në rastin e refuzimit të të drejtës së përgjigjes nga TV Klan, personi, i cili pretendon se i është prekur dinjiteti dhe reputacioni, ka të drejtë t’i drejtohet me ankesë Këshillit të Ankesave në AMA”

Të gjitha anekesat do të shqyrtohen nga anëtarët e Bordit të Shqyrtimit të Ankesave pranë TV Klan Z. Armand Shkullaku, Z. Albert Dumani dhe Zj. Danjela Çollaku./IMA/

Tags: AnkesaAnkesa ne TV KlnaOSHMATv KlanZbatimi i ihjiz
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Evi Reçi moderatorja e re në “Vizioni i Pasdites”

Postimi Tjetër

Dua të të bëj të Lumtur | Xhelozia shkatërron fejesën 4-vjeçare, ish i fejuari i kërkon që të rikthehen bashkë

TË NGJASHME

Ekskluzive

EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!

Këngëtarja Eneda Tarifa është gati të rikthehet në televizion në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e...

nga IMA Redaksia
Tet 3, 2023
Tokyo Tirana
Televizion

“Tokyo Tirana”, spikerja e parë virtuale në televizionin shqiptar

“Tokyo Tirana”, spikerja virtuale e krijuar nga inteligjenca artificiale ka startuar edicionin e parë të lajmeve në Euronews Albania. Ekipit...

nga IMA Redaksia
Tet 2, 2023
Televizion

Kiara Tito së shpejti me një emision të ri?

Pas përfundimit të “Kepit të VIP-ave”, po përflitej se Kiara Tito do të merrte moderimin e “Për’puthen” në “Top Channel”....

nga IMA Redaksia
Sht 23, 2023
Televizion

“E Ardhmja është Vajzë” rikthehet së shpejti në MCN TV

Programi që bëri bashkë mbi 200 gra e vajza anë e mbanë Shqipërisë e që mblodhi rreth vetes mbarë shqiptarët...

nga IMA Redaksia
Sht 20, 2023
Televizion

Pas ‘Klanifornia’ aktori i humorit Visjan Ukcenaj bëhet pjesë e një tjetër programi

Aktorin e humorit Visjan Ukcenaj nuk do e shohim më në ekranin e televizionit ‘TV KLAN’. Ai ishte pjesë e...

nga IMA Redaksia
Sht 19, 2023
Televizion

Gazetari Ilir Paço tregon se si Top Channel e pezulloi nga puna për një muaj për këtë arsye

Gazetari dhe moderatori ikonik i edicioneve të lajmeve në Top Channel, Ilir Paço ka qenë i ftuar pasditen e djeshme...

nga IMA Redaksia
Sht 19, 2023
Postimi Tjetër

Dua të të bëj të Lumtur | Xhelozia shkatërron fejesën 4-vjeçare, ish i fejuari i kërkon që të rikthehen bashkë

Dua të të bëj të Lumtur | Humbi nënën në adoleshencë, vajza falënderon “nënat” heroina

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

orgesa zaimi shiu i tetorit

Reklama

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

Ekskluzive

EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!

nga IMA Redaksia
Tet 3, 2023
0

Këngëtarja Eneda Tarifa është gati të rikthehet në televizion në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e...

Lexo Më Shumë
Tokyo Tirana
Televizion

“Tokyo Tirana”, spikerja e parë virtuale në televizionin shqiptar

nga IMA Redaksia
Tet 2, 2023
0

“Tokyo Tirana”, spikerja virtuale e krijuar nga inteligjenca artificiale ka startuar edicionin e parë të lajmeve në Euronews Albania. Ekipit...

Lexo Më Shumë
PERSONAZH

‘Nuk kam tatu’ Luana Vjollca reagon për videon intime që qarkullon në telefona: Mos hidhni baltë

nga IMA Redaksia
Sht 30, 2023
0

Nuk kam tatu, nuk kam tatu’ përmes një postimi në story Luana Vjollca një nga vajzat më të njohura të...

Lexo Më Shumë
InfoMedia Kosova

Fillon së shpejti! Dalin pamjet e para nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Kosova’

nga IMA Redaksia
Sht 27, 2023
0

Ndërsa pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’, drejtuesi i spektaklit Alaudin...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist