Në kuadër të unifikimit të rrjetit dhe brand-it, RTSH vazhdon të sjellë ndryshime përsa i përket kanaleve televizive në pronësi të tij.
Këtë herë ndryshimet kanë prekur dy kanalet televizive lokal të RTSH, Tv Korça dhe Tv Gjirokastra.
Të dy kanalet e vendosur me selitë e tyre në qytet përkatëse, sëfundi kanë ndryshuar logo dhe emër, respektivisht në RTSH Korça dhe RTSH Gjirokastra.
Logot e kanaleve përfaqësojnë logon e RTSH të shoqëruar nga emri i qytetit.