TV Klan nuk ndalet me suprizat, zbuloni emisionin e ri që do të startojë së shpejti dhe se kush do e moderojë atë!

Ky vit do të jetë padyshim viti i surprizave për televizionin “Klan”. Pas paralajmërimeve se disa emisione të reja si “Në kurthin e Piter Pan”, emisioni me opreacionet plastike apo reality shoë me femrën e VIP-ave do të nisin së shpejti transmetimin, zbulohet një tjetër surprizë.

Siç ka bërë të ditur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” moderatori Arian Çani, në “Klan” do të nisë dhe një tjetër emision i cili do të titullohet “Vetëm një natë” dhe gjejeni pak kush do ta prezantojë… As më pak e as më shumë se Robert Aliaj, artisti i njohur si një prej kritikëve më të ashpër të televizionit shqiptar.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se çfarë teme do të trajtojë emisioni i Aliaj dhe as data se kur pritet të fillojë.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.