Ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur pak minuta pranë Piramidës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 pranë Piramidës, në një kohë me lëvizje të shumta.
Ai është identifikuar si B.S., rreth moshës 50-vjeç.
Personi në fjalë është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.