Përmes një përmes një postimi në Twitter, Sony ka lajmëruar nisjen e produksionit të Venom, spin-off i Spider-Man. Në foton, që shohim më poshtë, shihet protagonisti i filmit Tom Hardy. Mungojnë aktorët e tjerë Riz Ahmed (The Night Of), Michelle Williams (Manchester By The Sea), Jenny Slate (Gifted), Reid Scott (Veep) dhe Scott Haze (Only The Brave).
Day 1. #Venom pic.twitter.com/ftkf9pEWn3
— Venom Movie (@VenomMovie) October 24, 2017
Filmi tregon zanafillën e Venom dhe do të ketë për regjizor Ruben Fleischer dhe skenariist Scott Rosenberg, Jeff Pinker, Kelly Marcel, ndërsa producent Avi Arad, Matt Tolmach dhe Amy Pascal.
Venom parashikohet të shfaqet premierë në 18 tetor 2018.








