Një 27 vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi ishte i shpallur në kërkim për vjedhje.
Mësohet se i riu në bashkëpunim me një shtetas tjetër kishin vjedhur një sasi karburanti prej 50 kg dhe një bateri gjeneratori.
“L. L., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër (në kërkim), pranë antenave të kompanive celulare në Fushë-Bulqizë, kanë vjedhur rreth 50 kg lëndë djegëse (naftë), dhe një bateri gjeneratori”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.