Sikurse jemi mësuar Top Channel çdo fund vit, gjatë muajit dhjetor, organizon votimin për Personazhin e Vitit. Nëpërmjet një ankete online në website-in zyrtar publiku ftohet të bëhet pjesë duke votuar gjatë dy fazave. Faza e parë ku votohen 5 personazhet më të spikatur të vitit sipas preferencave të publikut ka perfunduar ditën e djeshme 20 dhjetor 2015, e ndërkaq referuar website-it duhej të kish filluar faza e dytë, por që mesa duket këtë vit ka hasur nje vonesë që nuk dihet kur do të përfundojë.
Faza e dytë duhet të kishte tashmë 20 personazhet e votueshëm online, 10 personazhet më të votuar nga publiku dhe 10 personazhe të zgjedhur nga Top Channel.
Faza e dytë që duhet të kishte filluar perkatesisht dje do të përfundoj më 30 dhjetor, ndërsa fituesi i çmimit “Personazh 2015” do të shpallet më 31 dhjetor, gjatë edicionit të fundit të lajmeve për vitin 2015.