IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Votimi i personave me aftësi të kufizuar në Zgjedhjet e 25 prillit 2021, problematike aksesueshmëria dhe trajnimi i komisionerëve

by IMA Redaksia
2021/07/06
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Votimi i personave me aftësi të kufizuar në Zgjedhjet e 25 prillit 2021, problematike aksesueshmëria dhe trajnimi i komisionerëve

E drejta e votës është një e drejtë kushtetuese dhe themelore dhe duhet t’u garantohet në mënyrë të barabartë të gjithë zgjedhësve. Ajo është një e drejtë shumë e rëndësishme duke nisur nga fakti që zgjedhim përfaqësuesit tonë të së ardhmes qofshin këta në nivel qendror dhe vendor.

ADVERTISEMENT

Në Shqipëri personat me aftësi të kufizuara përbëjnë një grupim të rëndësishëm për shoqërinë duke u përllogaritur në 173,600 qytetarë .

Ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë bënë një hap para kundrejt respektimit të së drejtës për të/tu zgjedhur të personave me aftësi të kufizuar. Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë përcakton se personave me aftësi të kufizuar, si zgjedhës që nuk votojnë dot vetë duhet t’u garantohen kushtet për të marrë pjesë në zgjedhje. Bazuar në këtë legjislacion, KQZ ka miratuar Udhëzimin nr.1, datë 5.12.2020 “Përcaktimi i rregullave për ngritjen, caktimin dhe njoftimin e vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së vetëqeverisjes vendore për zgjedhjet”. Ky udhëzim përcakton rregullat për ngritjen, caktimin dhe njoftimin e vendndodhjes së qendrave të votimit dhe ndër të tjera ka përcaktuar dhe masat që duhen marrë në qendrat e votimit për garantimin e të drejtës së votës për personat me aftësi të kufizuar.

ADVERTISEMENT

Por megjithatë, ky Udhëzim i KQZ-së nuk u zbatua në masë të madhe nga autoritetet vendore në qarkun Durrës, ku Fondacioni “Së Bashku” mundi të monitorojë duke patur vëzhgues ditën e Zgjedhjeve në terren.

Problematikat që u evidentuan ishin të shumëllojshme:

  1. Shumë Qendra Votimi ishin vendosur në katet e dyta dhe të treta të ndërtesave cka pamundësuan votimin e personave me aftësi të kufizuar në lëvizje. Situata të tilla bien ndesh edhe me vetë udhëzimin e KQZ-së, i cili përcakton se Qendrat e Votimit duhet të jenë në katin e parë të ndërtesave.
  2. Pjesa dërrmuese e Qendrave të Votimit edhe pse në katin e parë kishin shkallë dhe pengesa në hyrje cka vështirëson ushtrimin e të drejtës së votës nga personat me aftësi të kufizuar. Bashkitë Durrës, Krujë dhe Shijak na kishin garantuar se do të merrnin të gjitha masat në lidhje me aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuar por realiteti i konstatuar nga vëzhguesit ishte krejt tjetër.
  3. Problematikë tjetër ka të bëjë me faktin që dhomat e fshehta të përshtatura nuk ishin vënë në përdorim nga komisionerët e Qendrave të Votimit duke mos kuptuar ose vlerësuar qëllimin dhe rëndësinë e tyre. Kjo problematikë ka rezultuar në mos garantimin e fshehtësisë së votës dhe shprehjen e vullnetit të lirë nga personat me aftësi të kufizuar që kanë vajtur për të votuar.
  4. Shabllonët për fletët e votimit për personat që nuk shikojnë shpesh herë është konstatuar mosnjohja e përdorimit të tyre nga komisionerët dhe fakti që janë printuar me vonesë ka patur vështirësi në trajnimin mbi përdorimin e tyre nga personat e verbër.
  5. Gjithashtu, në zgjedhjet e 25 prillit 2021 u vu re mungesa e trajnimit të Komisionerëve në lidhje me të drejtën e votës për personat me aftësi të kufizuar.

Ndaj, megjithë përpjekjet e bëra nga organizatat, vetë Udhëzimi i KQZ-së nuk u zbatua në terren dhe personat me aftësi të kufizuar nuk mundën të votojnë si qytetarë të një vendi kandidatë për në Bashkimin Europian, në vitin 2021.
Udhëzimi i KQZ-së në vetvete është problematik dhe nuk garanton standartet e aksesueshmërisë në Qendrat e Votimit për personat me aftësi të kufizuar.
Na mbetet vetëm të shpresojmë që institucionet tona, në zgjedhjet që vijnë së shpejti pas dy viteve, të marrin masat e duhura për të garantuar të drejtën e votës për personat me aftësi të kufizuar.

Previous Post

Doktori i Mrekullive – 04.07.2021 | Çfarë do të dëgjojë Nazllë në një bisedë të Aliut?

Next Post

Eni Vasili bëhet nënë për herë të parë, zbulohen emrat e vajzave binjake

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Eni Vasili bëhet nënë për herë të parë, zbulohen emrat e vajzave binjake

Eni Vasili bëhet nënë për herë të parë, zbulohen emrat e vajzave binjake

Gilberta përjashtohet nga kisha se u bë pjesë e Për’Puthen

Gilberta përjashtohet nga kisha se u bë pjesë e Për’Puthen

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA