Mbrëmjen e sotme në Top Channel do të startojë sezonin e pranverës, spektakli i njohur i humorit “Portokalli”.
Tashmë është bërë traditë që herë pas here të ketë të ftuar special në spektaklin e humorit të të dielave.
Arbana Osmani do të jetë e ftuara e parë e këtij sezoni. Lajmin e ka bërë vetë të ditur moderatorja e cila përmes një postimi në faqen e saj në Instagram, ka njoftuar për pjesëmarrjen e saj në këtë puntatë të Portokalli.
Mesa duket Arbana do të drejtojë një episod special të “Dua të të Bëj të Lumtur” i cili tashmë ka nisur transmetimin prej tri javësh.
Si do të jetë kjo puntatë speciale për Arbanën dhe shikuesit? Të qara apo të qeshura do transmetojë tek publiku? Na pritet ta shohim mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel ora 21.00./IMA/