IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Zhvillohet trajnimi për raportimin në media mbi personat me aftësi të kufizuar

by IMA Redaksia
2020/08/06
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Zhvillohet trajnimi për raportimin në media mbi personat me aftësi të kufizuar

“Si të raportojmë për personat me aftësi të kufizuar?/ Garantimi i aksesueshmërisë një detyrim për institucionet”, ishte tema e trajnimit të zhvilluar me gazetarët lokalë të qytetit të Burrelit, ditën e enjte me datë 9 korrik. Ky trajnim u zhvillua nё kuadёr tё projektit“ Të veprojmë për aksesueshmërinë”, një nismë e ndërmarrë nga Fondacioni ‘Sё Bashku’ me mbёshtetjen financiare tё „Leviz Albania“, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

ADVERTISEMENT

Qëllimi i projektit është të përmirësojë aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuar në Bashkitë: Durrës, Shkodër, Mat nëpërmjet forcimit të aktivizimit të organizatave të aftësisë së kufizuar dhe aktivistëve, me qëllim rritjen e llogaridhënies së bashkive për zbatimin e detyrimeve ligjore mbi aksesueshmërinë.

Trajnimi i nisur fillimisht në qytetin e Burrelit, pritet të vijojë në ditët e ardhshme edhe në qytetin e Shkodrës dhe atë të Durrësit, me gazetarët lokalë të këtyre njësive vendore.

Një nga komponentët e nismës është ngritja e kapaciteteve të gazetarëve për të raportuar saktë mbi çështjen e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar. E në këtë kuadër, drejtoresha e Fondacionit “Së bashku”, Znj. Suela Lala, ka prezantuar legjislacionin në fuqi për aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuar. Ajo, ka theksuar se Shqipëria ka përmirësuar legjislacionin në fushën e aksesueshmërisë, por sërish mungon zbatimi në praktikë, pasi prania e barrierave vazhdon të pengojë personat me aftësi të kufizuar të marrin pjesë në aktivitete të jetës së përditshme, të punojnë, të arsimohen etj.

ADVERTISEMENT

Me qëllimin për të fuqizuar zërat në komunitete për të kërkuar zbatimin e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar janë përcjellë fakte e të dhëna për gazetarët e pranishëm edhe nga lektorja e këtij trajnimi, Dr. Jolanda Lila. Përmes shembujve të materialeve të ndryshme filmike, Lila ka nxjerrë në pah anët negative dhe jo profesionale të raportimeve mediative, duke theksuar format e sakta të raportimit, duke nisur që nga rrafshi terminologjik e deri tek konceptimi dhe gjuha e raportimeve mediatike, pavarësisht mediumit që përzgjedhim për kumtim.

Gazetarët e pranishëm, të cilët përfaqësonin, mediumin e radios, televizionit dhe gazetës lokale të këtij qyteti, sollët shembuj konkretë të problemeve që kanë ndeshur gjatë raportimeve mbi kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, për shkak të mosnjohjes së legjislacionit apo edhe opinionit të përgjithshëm shoqëror, i cili vijoj t’i njësojë problemet e aftësisë së kufizuar me sëmundshmërinë.

Trajnimi u mbyll me propozimin e disa temave për trajtim nga gazetarët lokalë, tema të cilat lidheshin me vënien në dukje të problemeve të aksesueshmërisë nëpër institucione publike, si dhe me promovimin e talenteve të personave me aftësi të kufizuar, të cilët jetojnë në disa zona të rrethit të Matit.

Tags: leviz albanaileviz albaniapersona me aftesi te kufizuarase bashkutrajnim
Previous Post

“Njerëzit vazhdojnë të më rrinë larg”, Florjan Binaj flet 1 muaj pas shërimit nga Covid-19

Next Post

Lori Hoxha flet për dashurinë, karrierën dhe dasmën

TË NGJASHME

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Beteja e Fjalës: Finalja e Re-Debate VII do të Kurorëzojë Kampionin Kombëtar të Debatit!
AKTUALITET

Beteja e Fjalës: Finalja e Re-Debate VII do të Kurorëzojë Kampionin Kombëtar të Debatit!

Tiranë, 11 qershor 2024 – Përgatituni për një spektakël të vërtetë! Finalja e shumëpritur e Re-Debate VII, Kampionatit Kombëtar të...

by IMA Redaksia
Qer 7, 2024
Fjalë banale dhe denigruese: Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të përfituar nga TikTok-u, arrestohet babai dhe gjyshja nga Saranda
AKTUALITET

Fjalë banale dhe denigruese: Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të përfituar nga TikTok-u, arrestohet babai dhe gjyshja nga Saranda

Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shoë”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Kuçovë, në...

by IMA Redaksia
Shk 21, 2024
Next Post
Lori Hoxha flet për dashurinë, karrierën dhe dasmën

Lori Hoxha flet për dashurinë, karrierën dhe dasmën

Shmanget tragjedia! Merr flakë në ecje, shkrumbohet autobusi në Paskuqan!

Shmanget tragjedia! Merr flakë në ecje, shkrumbohet autobusi në Paskuqan!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA