16 shtete (15 anëtarë dhe një bashkëpunëtor) kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në konkursin e vitit 2017 të Junior Eurovision Song Contest (JESC).
Duke shpresuar për të vazhduar suksesin e tyre pas një fitoreje në Eurovision Song Contest këtë vit, Portugalia do të kthehet në stadin Junior pas një mungese 10 vjeçare, që nga viti 2007. Ata do të bashkohen me fituesit e kaluar Armenia, Bjellorusia, Italia, Malta, Rusia dhe Ukraina, në kryeqytetin e Gjeorgjisë së bashku me pjesëmarrësit e tjerë të vitit 2016, Shqipëria, Australia, Qipro, Maqedonia, Irlanda, Polonia, Serbia dhe Hollanda./ima/








