Policia në Golem, Spille dhe Kavajë gjatë dy ditëve ka liruar 16 parcela plazhi në kuadër të operacionit “Bregdeti Ynë”.
Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Shtetit, janë hequr 490 çadra dhe 980 shezlongë të vendosur pa leje.
Ndërkohë, po në plazhet e lartpërmendur një ditë më parë janë kontrolluar 101 parcela, 28 oprej të cilave janë liruar, duke hequr 802 çadra dhe 1604 shezlongë.
Operacioni vazhdon dhe në këto momente në të gjithë territorin e vendit, pa probleme