IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Ahmet Zogu dhe heronjtë që vetëkrenohen

by IMA Redaksia
2020/12/01
in AKTUALITET
Reading Time: 4 mins read
A A
Ahmet Zogu dhe heronjtë që vetëkrenohen

Festa e Pavarësisë dhe e Çlirimit, të cilat i festojmë të ndarë, 28-29 Nëntori, si asnjëherë tjetër, u përcollën me bezdinë e një angarie. Kovidi nëpër këmbë, lyer me propagandë qeveritare që shkakton simptomat e virusit, si dhe kredencialet e ulëta të organizatorëve të festës dhanë një dorë në këtë atmosferë. Më shumë në mendje me forcë shokuese vërtiten fotot nga morgu i Tiranës dhe njerëzit futur në thasë, sikur të ishin kërtolla, të hedhur tutje-tehu, sesa respekti i supozuar ndaj dëshmorëve. Si mund të pretendohet se po nderohen ata kur qytetarët e sotëm trajtohen ashtu. I duhet kujtuar ndokujt se qysh në dëshmitë e para të shkruara mijëra vjet më parë, njeriu krijoi një “etikë të vdekjes”. Akili, pasi e shfryu dufin e tij mbi Hektorin, e lau e veshi, qau mbi kufomën e tij dhe ia dorëzoi të atit. Në “Kanunin e Lek Dukagjinit”, në më të lartin monument të etnosit shqiptar, sanksionohet se edhe po e vrave tjetrin, ke detyrimin të mos e lësh përmbys, t’i vësh një gur poshtë kokës, armën në anë dhe të lajmërosh familjarët.

ADVERTISEMENT

Nejse, një përzhitje dhe përtesë u shfaq para nesh si zbehje e lidhjes me simbolikat kombëtare. Mesazhet e politikanëve, që janë pothuaj të njëjtat nga viti në vit, dolën nga sirtarët e mediokritetit si erërat nga shakulli i eolit dhe ranë mbi ne bash si stërpikat e ballanxhave të rrugës kur përmes tyre kalon një makinë kaba.

Askush nuk u kujtua për Mbretin Zog aspak shenjtor, pa të cilin Pavarësia si substancë nuk mund të kuptohet, as shteti me brendinë e tij. Ai, për herë të parë pas vitesh të turbullta, u dha formë e përmbajtje atyre. Analizën më të saktë se ku gjendemi pas 108 vitesh nga Ditë e Flamurit e kishte bërë dje Artan Fuga me qartësinë karakteristike të tijën në të gjitha rrafshet që meritojnë vëzhgim. Vetëm në aspektin urban, pa u marrë me atë konstitucional, gjithçka e bukur që i jep dekor ende sot kryeqytetit dhe qyteteve tona, pamje që nuk të fyejnë shikimin, diçka që të kujton estetikën urbane europiane lidhet me Zogun, ndërsa gjithçka tjetër e flligtë si një gëlbazë orientale në dekadencë, që përshkruan Prof. Fuga me pallate, vija të verdha, kulla, shtëpi tip Elbasani, dyqane, zgëqe, arëza, tufëza, supermarkete, mejhane e akçihane, pllaka trotuaresh e hunj gardhi, kaçile me fiq, është produkt i diktaturës së proletariatit dhe diktaturës së korrupsionit e banalitetit, produkt mendor e fizik i harrestarëve të “malokut gjenial”, siç e pat thirrur një “toskë” gjenial, vetë Faik Konica. Politikisht, jo të gjithë janë të përligjur në harresë. Disa e kanë të domosdoshme ta harrojnë për të përligjur historinë e tyre, të tjerë po kaq ta kujtojnë nëse duan të ndërtojnë një identitet.

ADVERTISEMENT

Nuk munguan portretet e diktatorit Enver Hoxha dhe zhurma që shkaktojnë nostalgjikët e tij, kjo mishele folklorike poshtërsie njerëzore e banaliteti.

Diskursi si gjithmonë u fokusua te heronjtë dhe heroikja, te sublimja dhe e përjetshmja. Sot, te ne, heronjtë e vërtetë janë ata që japin tenderë, Kryeministri dhe ministrat e tij tamahqarë e po kaq ata, biravelat me mendjen lodër e barkun kodër që i marrin duke lyer rrotën e lëpirë buzët. Hero që s’ka Vojo Kush që i afrohet, është ai që merr një incenerator dhe një PPP, heroike është përpjekja për t’i mbrojtur ato ku e ku më shumë se bazën ilegale. Hero para të cilit Isa Boletini ngjan si çapaçul është ai që asgjëson të vërtetën për një gënjeshtër, heroike është pafytyrësia për ta bërë këtë. Hero është ai gazetar dhe analist që i jep gjithmonë të drejtë pushtetit gjatë 30 viteve pluralizëm heroike mbetet përpjekja për të fajësuar gjithmonë opozitën me kryetar Ed Ramën apo Lulzim Bashën.

Hero që s’ka Nënë Terezë që i avitet është guximtari që i thotë të fortit rrihe të dobëtin, vidhe të varfrin, heroike përpjekja për ta justifikuar. Hero që s’ka Selam Musa që i rri ngjat, është ai që i jep gjithmonë të drejtë kryetarit dhe heroike, zulma më të cilën u vërtitet armiqve të tij. Hero është ai që ul kryet e që serviloset, heroike ambicia e tij për t’u ngjitur. Heronj më shumë se Luigj Gurakuqi që vdiq me 25 lireta në xhep janë kryetarët e partive dhe heroike përpjekja e tyre për të shndërruar partitë në sekt dhe taraf të vlerave minimale, njerëzore e intelektuale.

Hero krejt si Jan Palashi që u vetëdogj në Pragën e vitit 1968 si proteste ndaj invazionit sovjetik, është qytetari që struket, që rri indiferent, që e dorëzon fatin e vet te rastësia, heroike është dëshira e tij për gjumë pasdite. Hero që s’ka Fishtë, Naim e Kadare që u huazon diçka, është kopuku, matrahuli, shakllabani, teveqeli, xhahili e demagogu bir gjenial i shekullit të ri, trashëgimtar zëmadh i të vjetrit si fytyrë politike, si mentalitet e sjellje publike. Këta janë heronjtë që nuk vdesin kurrë, të cilët s’ka letërsi që i vret, s’ka temperaturë që i skuq, s’ka fjalë që i zverdh, s’ka shoqëri që i mposht. Këta janë heronj që dinë çmimin e çdo gjëje, pjellorë fara e të cilëve nuk shuhet kurrë, por që medet nuk u japim dot festat që meritojnë se nga këta s’e fitojmë kurrë pavarësinë e as çlirohemi dot. Për ta vetëm ditëlindje do të ketë gjithmonë 1908.

Source: Politiko
Tags: Ahmet ZoguEnver Hoxhanene tereza
Previous Post

Italia ndalon udhëtimet për festa, mbyllen hotelet në Alpe

Next Post

Kosovë, shkon në mbi 40 mijë numri i rasteve me COVID-19

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Kosovë, shkon në mbi 40 mijë numri i rasteve me COVID-19

Kosovë, shkon në mbi 40 mijë numri i rasteve me COVID-19

Prekse, mjeku përqafon pacientin e moshuar me Covid në një moment dëshpërimi

Prekse, mjeku përqafon pacientin e moshuar me Covid në një moment dëshpërimi

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA