Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd.
Një kamion është aksidentuar me një tjetër makinë të vogël.
Siç shihet në foton e shkrepur nga fotografët e LSA, makina e bardhë ka pësuar dëmtime të shumta.
Nuk ka ende një njoftim nga policia, teksa nuk dihet gjithashtu nëse ka të lënduar nga aksidenti i rëndë.








