Aktori i njohur tregon shtëpinë e shkrumbuar nga zjarret

Në 31 persona ka shkuar numri i viktimave nga zjarret e fuqishme në Kaliforni të SHBA. Mbi 200 persona rezultojnë të zhdukur, kurse mijëra shtëpi janë shkrumbuar nga flakët.

Një ndër to është edhe ajo e aktorit të njohur hollivudian, Gerard Butler. Ai ka publikuar foto të shtëpisë së tij të shkatërruar. Në mesin e shtëpive të djegura është edhe ajo e muzikantit kanadez Neil Young.

Aktori amerikan Charlie Sheen njoftoi më herët se prindërit e tij ishin zhdukur gjatë një evakuimi të banorëve nga autoritetet lokale. Më vonë, Sheen raportoi se familja e tij ishte në gjendje të mirë.

Në total, mbi 300 mijë persona janë evakuuar për shkak të zjarreve në shtetin e Kalifornisë, pjesa më e madhe në Los Angelos. /tvklan

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.